Teatri Kombëtar një nga 7-sitet kulturore më të rrezikuara, Pollo: Tjetër pengesë ndaj shkatërrimit nga çeta e barbarëve

Ish- zv.kryeministri i Shqipërisë Genc Pollo e ka quajtur lajm të mirë faktin se Europa Nostra e klasifikoi Teatrin Kombëtar të Shqipërisë si një ndër 7 objektet kulturore më të rrezikuara në Europë.

Kjo sipas Pollos është një tjetër pengesë për shkatërrimin e kompleksit historik nga kryeministria dhe Bashkia e Tiranës.

STATUSI I GENC POLLOS
Lajm i bukur në kohë të vështirë: Europa Nostra e shpalli Teatrin Kombëtar një ndër 7 sitet kulturore më të rrezikuara në Europë. Ky akt është një pengesë tjetër ndaj shkatërimit të kompleksit historik në zemër të Tiranës nga çeta e barbarëve në kryeministri&bashki. Faleminderit @europanostra

Artikulli paraprakSurpriza tjetër nga Kina, shfaqet virusi i ri hantavirus, ka një të vdekur
Artikulli tjetërArbitrazhi ndëshkon rëndë Shqipërinë prej Ramës: 140 milionë euro, Beketit!