Teatri i Hamburgut në mbështetje të Teatrit Kombëtar, të hënën shfaqja “Amerika”

Teatri “Thalia” Hamburg sjell me shfaqjen “Amerika” të parin produksion gjerman për skenën teatrore shqiptare dhe kjo në kushte krejt të pazakonta.

Ekipi i këtij teatri, një prej kryesorëve në Gjermani, i bashkohet me këtë rast përpjekjeve të artistëve dhe qytetarëve shqiptarë për të mbrojtur godinën e Teatrit Kombëtar dhe vendos qëllimisht të bëhet pjesë e Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit.

Kështu për të dhënë një shenjë për botën teatrore gjermane, shqiptare e mbarëeuropiane që shqiptarët nuk duhen lënë vetëm në këtë përpjekje e qëndresë të drejtë.

Shfaqja do të jepet në gjuhën gjermane, ndërsa teksti është përkthyer në shqip nga Lindita Komani dhe në formë të titruar ai do të shoqërojë paraqitjen skenike.

Shfaqja jepet ditën e hënë, më 28 tetor.

22 1

Artikulli paraprakReforma Zgjedhore/ Kaso: Klasa politike duhet të ulet dhe të punojë me një draft konsensual
Artikulli tjetërBasha: Opozita që nesër gati për zgjedhje të parakohshme! Garantojmë votën e shqiptarëve