Të tregojë se vlen 100 milionë euro

Paul Pogba nuk ka bindur shumë këtë sezon te Manchester United edhe pse për të është shpenzuar mbi 100 milionë euro. Kritikat në drejtim të francezit nuk janë kursyer dhe një prej atyre që e kanë bërë këtë është edhe Frank Lampard.
“Pogba është një problem që kushton 100 milionë euro”, tha Lampard në një intervistë për “Sky Sport”. “Sigurisht që ai ka potencial, por nëse një klub shpenzon shifra të tilla për një lojtar nga ai pritet që të bëjë diferencën në fushën e lojës dhe që të zgjidhë i vetëm ndeshjen. Në këtë moment, Pogba nuk është i tillë. Mendoj se Mourinho do të dijë të gjejë mënyrën sesi ai do të përmirësohet”.
Megjithatë, Pogba duket se e ka mburojën e tij dhe ai është pikërisht Mourinho, i cili ka folur në favor të tij, pak kohë më parë. “Do ta shihni, e ardhmja do të vërtetojë se për Pogba kemi paguar më pak se vlera e tij reale”, ishte deklarata e lëshuar nga trajneri portugez, kur u pyet nëse ishte penduar për këmbënguljen e tij për ta kthyer atë në Premier League angleze.
Ndërkohë, Çelsi dhe shkon sërish në +10 pikë. Çelsi nuk gabon në rrugën drejt titullit kampion. Në javën e 27-të të Premier Ligës, blutë triumfuan 2-1 ndaj Uest Hemit në derbin e Londrës. Ekipit të Antonio Kontes iu deshën 25 minuta lojë për të zhbllokuar ndeshjen me Eden Hazardin, i cili finalizoi një kundërsulm të shpejtë të nisur nga këmbët e Kantes. Epërsia e miqve u dyfishua pesë minuta pas pushimit mes pjesëve, kur Diego Kosta shënoi në një goditjeje këndi.
Të zotët e shtëpisë u zgjuan vonë dhe goli i Lanzinit nuk u mjaftoi për të shmangur disfatën. Falë këtij suksesi, Çelsi kryesues e rikthen distancën prej dhjetë pikësh ndaj Totenhemit, ndërsa Uest Hemi mbetet në pozitën e 11-të me 33 pikë.

Artikulli paraprakBarça nuk dorëzohet
Artikulli tjetërShtëpia e Bardhë, në mbrojtje të pretendimit për përgjimin e Kullës Trump