Të shtëna me armë, një i plagosur

Një 48-vjeçar është plagosur me armë zjarri orët e para të mëngjesit në fshatin Kopaçëz të Delvinës. I lënduari Martin Doda është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori Kadri Nora, një i moshuar, është vënë në pranga për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas hetimeve paraprake të policisë, rreth orës 04:00, Kadri Nora ka plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin Martin Doda, 48 vjeç, banues në Mirditë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja dyshihet se ndodhi për motive të dobëta.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Delvinë dhe Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar Kadri Nora, 73 vjeç, banues në fshatin Kopaçëz, si dhe bllokimin e armës së zjarrit tip Kallashnikov që ka kryer plagosjen.

Artikulli paraprakProjekti për të mbushur Shqipërinë me afrikanë dhe aziatikë, bizneset po zëvendësojnë vendet e punës
Artikulli tjetërGjermania refuzon kërkesën për njohjen e patentave shqiptare