Të gjithë në protestë, ekonomia e çdo shqiptari po rrokulliset drejt greminës

Deputetja demokrate Dhurata Çupi bën thirrje për pjesëmarrje në protetën e 27 janarit. Në një status në rrjetet sociale ajo radhit arsyet se përse duhet të protestojnë shqiptarët. Me 27 janar ne do të ndalim të keqen. Thirrja në protestë e shqiptarëve nga Partia Demokratike është një detyrë e pashmangshme, përballë babëzisë e keqqeverisjes që po çon vendin drejt greminës.
Ekonomia e çdo shqiptari po rrokulliset drejt greminës, përmes taksave të larta të kësaj qeverie, përmes korrupsionit galopant në çdo qelizë shtetërore, përmes koncensioneve, duke u dhënë oligarkëve të oborrit pasuritë kombëtare .
Emigrimi i shqiptarëve është kthyer tashmë në zgjidhje për mbijetesë.
Pamundësia për të mbajtur familjen po i detyron shqiptarët drejt eksodit, njësoj si në vitet e para të demokracisë.
Kjo e tatëpjetë duhet ndalur.
Qeveria e Ramës ka instaluar pasigurinë, mungesën e shpresës dhe praktikën më të keqe për një vend, atë të dhunimit të demokracisë përmes shkeljes së ligjeve dhe të Kushtetutës. Ishte Rama me të tijët që si asnjëherë tjetër me vetëdije shkeli Kushtetutën, duke emëruar edhe deri te Prokuror i Përgjithshëm i Përkohëshëm, teksa nga ana tjetër na shfaqet në TV si flamurtar i Reformës në Drejtësi.
Kjo qeveri po i kthehet mendësisë së regjimit komunist, duke vënë në postet më të larta aktorët kryesorë të para 27 viteve. Sigurisht që duke patur ata në krye nuk mund të pranojë të dëmshpërblejë trashëgimtarët e ish-të përndjekurve, pasi ishin etërit e bijëve që janë sot në pushtet ata që ua morën jetën e i internuan.
Kjo qeveri po e sheh qeverisjen si parti shtet, fiks siç bënë baballarët e tyre para 27 vitesh.
Është detyrë e PD të vijojë misionin e saj në mbrojtje te demokracise dhe të së ardhmes europiane të vendit.
Me 27 janar ne bashkë do ta ndalim këtë revansh të së keqes. #me27janarprotestojmebashke#

Artikulli paraprakRezzo Schlauch: Qeveria Rama dështoi në thithjen e investitorëve të huaj
Artikulli tjetërMediu: Çdo shqiptar ka një arsye përse të protestojë më 27 janar