BE do të fillojë bisedimet me Kirgizinë rreth marrëveshjes së re

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian i kanë dhënë Komisionit Evropian dhe shefes për Politikë të Jashtme, Federica Mogherinit, një mandat për të negociuar marrëveshjen e re politike në mes të BE-së dhe Kirgizisë.
Deklarata bën të ditur se, “partneriteti” Bruksel-Bishkek, bazohen në ‘përkushtimin e Kirgizisë për të ndërmarrë reforma që përforcojnë demokracinë, lirinë, sundimin e ligjit, gjykata të pavarura dhe promovimin e një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik’”.
Kjo deklaratë erdhi vetëm një javë para zgjedhjeve presidenciale në Kirgizi, më 15 tetor.
BE pret që këto zgjedhje “të jenë në përputhje me obligimet ndërkombëtare, në mbajtjen e zgjedhjeve kredibile, gjithëpërfshirëse dhe transparente”.
Kritikët e presidentit të Kirgizisë, Almazbek Atambaev, i cili e ka të ndaluar me Kushtetutë të kërkojë një mandat të dytë, e kanë akuzuar se po përdor ndikimin e tij për të mbështetur kandidatin e partisë në pushtet.

Artikulli paraprakAtambaev anulon vizitën në Rusi
Artikulli tjetërAmbasada: Gabimet që s’duhet të bëni kur aplikoni për Lotarinë Amerikane