“Të dhënat për pagat u perdorën për vjedhjen e zgjedhjeve”, Endri Hasa: Edi Rama përgjegjes kryesor.

Anëtari i kryesisë në PD dhe sekretari për dixhitalizimin Endri Hasa ka bërë përgjegjës kryesor për ekspozimin e qytetarëve përballë çdo rreziku kryeministrin Edi Rama. Hasa shkruan se është shokues publikimi i të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, por po aq shokues është reagimi i qeverisë 24 orë pas skandalit.

Postimi i plotè

Kushdo që ka punuar me sistemet elektronike në Shqipëri e di shumë mire se ka një kuadër të qartë ligjor dhe disa institucione që ekzistojnë që kjo të mos ndodhë.

Ka pak rëndësi nëse informacioni në “Big Brotherin” qeveritar ka dale nga baza e të dhënave tek Drejtoria e Tatimeve. Ndonëse qytetarët duhet të dinë se në kohën kur ky informacion ka dalë nga Drejtoria e Tatimeve në krye të atij institucioni ishte Delina Ibrahimaj, sot zonja në fjalë është Ministre e Financave dhe Ekonomisë. Pra njeriu që nuk arriti të ruante dot të dhënat e shqiptarëvë i kanë besuar financat e shtetit.

Qytetarët duhet të dijnë se asnjë informacion i vetëm nuk del nga dot nga asnjë instucion pa dijeninë e drejtuesve, askush nuk ka guxim të shkelë dhjetra ligje.

Është qartësisht e kuptueshme se të dhënat e dala për pagat e Janarit 2021 kanë pasur vetëm një qëllim, patronazhimin për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo që ka ndodhur në zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë një operacion kriminal i vjedhjes së votës.

Por në një botë gjithmonë e më digjitale, sistemet qeveritare grumbullojnë çdo ditë të dhëna të tjera sensitive për qytetarët shqiptarë!

269905938 485849292939938 5551692087806325638 n

AKSHI,AKCSE, Komisioneri për mbrotjen e te dhenave personale paguhen dhe ekzistojnë për të garantuar të dhënat e shqiptarëve, por asgjë nuk funksionon kur është shefi i madh që urdhëron.

Edi Rama dhe shkrirja që i ka bërë partisë me shtetin është ai që duhet të mbajë përgjegjësi për këtë krim. Partia shtet pasi i keqpërdori, sot edhe i ka ekspozuar të dhënat sensitive të shqiptarëve.

Çfarë duhet të ndodhë më shumë në këtë vend që dikush të mbajë përgjegjësi? Pandëshkurshmëria duhet të marrë fund.

Sot Edi Rama s’duhet të jetë më kryeministër i vendit!

Artikulli paraprakBojkoti i PS në Komisionin Hetimor, Jorida Tabaku: Mbrojtje politike për inceneratorët.
Artikulli tjetërBasha për skandalin e të dhënave financiare të shqiptarëve:Tangentopoli, që meriton një megaproces