Taksitstët e Tiranës në protestë, Veliaj do të bëjë korsi biçikletash edhe tek…

Taksitstët e Tiranës janë ngritur në protestë pasi rrezikojnë të mbeten pa një vendqëndrimi. Sot bashkia e Tiranës i ka vendosur kangjellat e hekurit duke e kthyer në një korsi biçikletash në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Shoferët janë larguar pa asnjë njoftim paraprak nga ana e bashkisë për punimet që do të bëheshin, ata janë të shqetsuar se do të mbesin pa punë.

”Ne pa na lajmëruar për asgjë, vijmë në punë në mëngjes si gjithmonë, vetëm kur shofim kangjellat e vendosura në mënyrë që ne mos të futemi në korsinë për të punuar me taksi.

Këto thonë do të bëjmë korsi biçikletash, por unë me këtë taksi mbaj familjen jemi të detyruar të mbajmë familjen. E kishin bllokuar, nuk kemi as shpjegim asgjë. Ku do të shkojmë jemi 3000 taksistë”, u shprehën taksistët.

Artikulli paraprakCovid-19 drejt zhdukjes, vetëm 4 raste sot! Pse mbahen qytetarët në izolim dhe bizneset e mbyllura?
Artikulli tjetërNdahet nga jeta papritur ish-kreu i Akademisë së Shkencave