Sytë nga e ardhmja

Ndërkohë që Inter dhe Roma “ndezin” merkaton, Juventus vazhdon të punojë në hije për të realizuar disa blerje për të ardhshmen. Në frontin që të çon te Han, bardhezinjtë i kanë dhënë gaz dhe Marotta kërkon menjëherë blerjen e tij, për ta huazuar më pas koreano-veriorin te Cagliari ose Sassuolo. Por jo vetëm kaq, ndeshja me Genoa ka qenë një rast i mirë për drejtuesit bardhezinj që të flisnin për të ardhmen e Pellegri. Sulmuesi i ri i pëlqen shumë “Zonjës së Vjetër”, që duket se është e gatshme të shpenzojë 25 milionë euro për shërbimet e tij.
Dy goditje për të ardhmen! “Zonja e Vjetër është gjithmonë shumë e kujdesshme dhe nuk dëshiron të lërë t’i shpëtojnë futbollistët e rinj të talentia në Serie A. Në veçanti, Marotta dhe Paratici po bisedojnë me Genoa për të marrë sulmuesin e lindur në vitin 2001, Pieto Pellegri, i cili ka përfunduar gjithashtu në “radarin” e klubeve të mëdha si Manchester City, Arsenal, Inter dhe Roma. Objektivi është ta marrin futbollistin në fund të sezonit. Genoa kërkon 30 milionë euro, ndërsa Juventus është gati të jap 25 milionë euro, duke e lejuar futbollistin të qëndrojë edhe një vit në “Marasi” për t’u pjekur përfundimisht.
I njëjti diskutim vlen edhe për Han. Lojtari aziatik, pronësinë e të cilit e ka Cagliari, aktualisht është i huazuar te Perugia, por ka nisur kontaktet me Marotta, i cili kërkon të marrë pronësinë e kartonit të lojtarit dhe më pas ta huazojë te Sassuolo ose Cagliari. Juventus është interesuar edhe për mesfushorin e Romës, Pellegrini, bazuar te fakti që klauzola për prishjen e kontratës së tij me verdhekuqtë është 25 milionë euro, ndërsa për Emre Can, Marotta tha: “Na intereson ky futbollist, ashtu si i intereson edhe disa klubeve të tjera të mëdha. Ne besojmë se mund ta mposhtim konkurrencën në këtë rast”.
Douglas Costa dhe Paulo Dybala nuk janë më fëmijë, por edhe ata e kanë njohur njëri-tjetrin menjëherë. Me shumë mundësi, sepse për të dy qasja ndaj futbollit është bazuar fillimisht tek kënaqësia e kontaktit me topin, që është në thelb të argëtimit që ndjejnë fëmijët që e duan futbollin. Përkundër rivalitetit historik mes brazilianëve dhe argjentinasve, “Joya dhe Flash” janë kuptuar menjëherë dhe madje numri 11 e festoi alla “Dybala-Mask” golin që shënoi kundër Genoa-s, duke imituar shokun e dëmtuar. Një gjest shumë i vlerësuar nga “Joya”, i cili më pas e ka falënderuar shokun e skuadrës: “Faleminderit për golin dhe për “Dybala-Mask”: origjinali do të kthehet shpejt!”.
Shumë aktiv në rrjetet sociale, dhe nuk është hera e parë që Dybala “thërret në detyrë” brazilianin, edhe për ta ngacmuar: “Vëlla, ke humbur duhet të paguash darkën”, i shkruante me shpoti pak kohë më parë, duke komentuar një foto ku shfaqeshin të dy, duke xhongluar nën komentin “Kujt do t’i bjerë?”. Sfida, të cilat ndodhin shpesh në Vinovo, por që janë të papërfillshme krahasuar me stërvitjen kyçe të bardhezinjve: atë të “klubit të së enjtes”. Një emër që tregon ditën, (e cila ndryshon sipas impenjimeve) gjatë të cilës shënuesit më të mirë bardhezinj të goditjeve të dënimit sfidojnë njëri-tjetrin: një sfidë, e cila ka nisur që sezonin e kaluar mes Joya-s dhe Pjanic, por që këtë vit është bërë edhe më e fortë pikërisht falë ardhjes së Douglas Costa-s dhe Bernardeschi-t, pretendentët e rinj për fronin e goditjeve të lira.

Artikulli paraprakShanse për kualifikim
Artikulli tjetërDo të ketë kufizime në merkato