Sulm me virus ndaj facebook, fshihen miliona postime të përdoruesve

Një gjendje avarie ka prekur rrjetin social të facebook, në gjithë botën. Mësohet se miliona persona kanë shpërndarë postime të cilat më pas janë zhdukur.
Përdorues nga e gjitha bota shpjegojnë se, sapo raportohet në “Facebook” se postimi nuk është spam, përmbajtja rikthehet. Sakaq, mendohet se bëhet fjalë për një gabim, ose Facebook përditëson cilësimet e tij.
Mendohet se postet e ndryshme, lajmet dhe përditësimet në facebook fshihen nga një virus ende i pa njohur i cili ka prekur këtë gjigand të rrjeteve sociale. Çdo post apo lajm i vendosur sot në faqet e ndryshme në facebook po fshihen vetvetiu, madje edhe pasi njerëzit në mënyrë manuale i kanë postuar ato.
Miliona njerëz raportojnë se kanë shpërndarë një post apo përditësim në faqen e tyre, vetëm për të inspektuar nëse është zhdukur ose jo pasi është postuar. Në faqet Facebook’s developer, përdoruesit prej orëve të para të mëngjesit të sotëm po raportojnë se mesazhet e arritura në kutinë elektronike postare po u zhduken brenda disa minutave pa lënë gjurmë.
Ky problem si duket ka prekur vetëm disa faqe në facebook dhe disa lloje postesh. Duket se ende është e pamundur të shihet nëse postimi është zhdukur pa u kontrolluar manualisht. Edhe problemi më i vogël kompjuterik në facebook mund të jetë i madh për facebook-un, pasi këtë rrjet social e përdorin më shumë se një miliard njerëz.

Artikulli paraprakPD paralajmëron protesta, Boçi: Fryma e revoltës, gati të shpërthejë
Artikulli tjetërAncelotti, Ronaldo dhe duartrokitjet që ndryshuan fatin e tyre