Studimi/ Nëse keni mungesë të vitaminës D mund të sëmureni rëndë me Covid-19

Prova të mëtejme se vitamina D mund të mbrojë njerëzit nga koronavirusi janë shfaqur sot, pasi një studim zbuloi se mangësitë në lëndën ushqyese të diellit janë katër herë më të zakonshme në mesin e pacientëve me simptoma më serioze të virusit.

Një mal hulumtimesh nga e gjithë bota kanë dhënë një pamje të qartë se pacientët e infektuar, që nuk kanë mjaftueshëm vitaminë D kanë të ngjarë të përfundojnë në spital. Por, shkencëtarët deri më tani nuk kanë qenë në gjendje të përcaktojnë nëse mungesa e lëndëve ushqyese po i bën njerëzit më të prekshëm ndaj sëmundjes, ose nëse infektimi me Covid-19 bën që nivelet e vitaminës D në organizëm të bien.

Tani ekspertët spanjollë kanë zbuluar më shumë evidenca, që sugjerojnë që edhe suplementet e lira të vitaminës D, mund të jetë efektive. Ekspertët e Universitetit Cantabria në Spanjë kanë vëzhguar 216 pacientë me Covid-19 dhe i kanë studiuar të dhënat e tyre.

82% e pacientëve ishin me deficiencë të vitaminës D, ndërsa vetëm 18% kishin nivele adekuate të përbërësve me përmbajtje të duhur të vitaminës D. Si rrjedhojë, personat që kishin nivele të ulta të vitaminës D kishin të zhvilluar simptoma më serioze të sëmundjes në krahasim me ata që kishin nivele normale të kësaj vitamine.

Hulumtuesit spanjollë tani janë duke bërë thirrje, që trajtimi i pacientëve me koronavirus të bëhet duke përdorur suplemente të vitaminës D.

Sipas shkencëtareve, njerëzit të cilët i ekspozohen shumë pak diellit, njerëzit me lëkurë të errët, si dhe personat me mbipeshë e kanë më të vështirë ta absorbojnë këtë vitaminë, prandaj duhet të kujdesen për të arritur nivelin e duhur të saj.

Artikulli paraprakLojë e shkëlqyer e Shaqirit në fitoren e Liverpool
Artikulli tjetërJa pse duhet të hiqni menjëherë dorë nga buka e bardhë