Studentët e Mjekësisë, protestë kundër manipulimit të zgjedhjeve

Studentët e Mjekësisë zgjodhën sërish rrugën e protestës, duke kërcënuar edhe me grevë urie. Këtë herë shqetësimi i tyre janë zgjedhjet e këshillave studentorë. “Po na shkatërroni, po shkatërroni mjekësinë shqiptare që nga kjo gjë. Unë nuk kam ku ankohem!”, u shpreh një student gjatë protestës.
Studentët thonë se në 21 mars mbahen zgjedhjet, por në lista kanë parë emra të vetëkandiduarish që nuk i përkasin Fakultetit të tyre, por duan të marrin frenat për interesa të caktuara. “Dekanati, Rektorati, KIZ-i Universitar që të marrë përsipër këtë situatë dhe të na udhëzojë sesi duhet të vazhdojmë më tej. Kështu nuk vazhdon është e sigurtë.

Nëse nuk marrim përgjigje për kërkesat tona që janë mëse legjitime, mëse ligjore, mëse logjike, do t’i përshkallëzojmë këto protesta deri në grevë urie”, u shpreh një student.
“Shkrirja e KIZ, që është Komisioni Institucional Zgjedhor, edhe ky është zgjedhur me short në mënyrë jo të rregullt. Pasi në 2 nga 3 Fakultetet përkatëse nuk është mbajtur fare short”, tha një student tjetër.
Studentët pretendojnë se dhe Komisionet përkatëse kanë fshehur informacion. “Lista e studentëve për KZS është marrë në shtëpi nga ana e Sekretarit, gjë që është absurde. Nuk e di çfarë mund të ketë ndodhur me atë listë. Jam anëtare me të drejta të plota në Komision dhe më është refuzuar gjithmonë të më jepet një kopje e dokumentave”, u shpreh një student. Studentët i bëjnë apel Rektorit të Universitetit të Mjekësisë dhe MAS të marrin në dorë situatën.

 

Artikulli paraprakBora, rrugë të bllokuara dhe fshatra të izoluara dhe pa energji
Artikulli tjetërFaqja e pare