Studentët bashkohen në protestën para Kryeministrisë, s’kanë asnjë përçarje

Studentët janë bashkuar të gjithë duke e shpërngulur protestën nga Parlamenti përpara Kryeministrisë. Studentët janë shprehur se nuk ka asnjë përçarje mes tyre dhe se janë të bashkuar në qëllimin për të arritur të gjitha kërkesat.
Studentët janë nërgjegjësuar se zgjidhja për kërkesat e tyre nuk mund të vijë më nga ministria e Arsimit ku po qëndronin një pjesë e tyre deri mbrëmjen e djeshme, por vetëm përpara Kryeministrisë.
Tani studentët po bëjnë thirrje që protestës së tyre ti bashkohen edhe qytetarët duke e bërë një protestë akoma më madhështore dhe gjithëpërfshirëse.
Pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, studentët po e zhvendosin protestën e tyre drejt Kryeministrisë.
Ndërkohë studentët për Neës 24 shprehen se do vazhdojnë të jenë të bashkuar, pavarësisht zërave për përçarje.
“Kjo nuk është përçarje, do jemi të gjithë bashkë. Vendimi u mor shumë spontanisht, nuk ka përçarje mes studenteve. Do kthehemi nga Kryeministria”, tha një nga studentët.
Një tjetër student tha se do të qëndrojnë edhe gjatë natës para kryeministrisë, nëse është e nevojshme.

Artikulli paraprakEurostat: Shqiptarët më të varfrit në Europë në tre vitet e fundit, më pak të ardhura edhe se Bosnja
Artikulli tjetërDeutsche Welle: Studentët në Shqipëri duan ndryshim, revolta nga korrupsioni e nepotizmi