Stresi, urim ndryshe Doktorit!

Reperi i njohur Stresi, ka deklaruar vazhdimisht që ka një simpati të veçantë për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, shkruan Gazeta Express.

Simpatinë për liderin historik të PD-së, Stresi e vulosi disa kohë më parë kur ka publikuar dy imazhe që datojnë që nga viti 1997, kur Sali Berisha po mbante fushatë para qytetarëve, e reperi atë kohë ishte vetëm 11 vjeç.

Reperi i njohur e ka uruar çdo vit publikisht Berishën, e ku këtë gjë e bëri edhe ditën e sotme.

Ndërkaq reperi e uron me një foto ku Berisha shihet me bashkëshorten Lirie Berisha, e ku në atë foto Stresi shkruan: “Shpresa vdes e parafundit, i fundit vdes ti! Qofsh i lumtur gjithmonë, u bëfsh 1000 vjeç! 76 si 46!.”

Artikulli paraprakDeklarata skandaloze e psikopatit që nxit dhunë: Kush të rreh të don!
Artikulli tjetërManipuloi zgjedhjet, Presidenti i Kirgistanit dorëhiqet pas 10 ditë protestash