SPAK nuk surprizon: Patronazhistët janë të Partisë, nuk ka shkelje ligji!

`Skandali i patronazhistëve` është cilësuar si një nga lakmuesit më të fortë për integritetin e SPAK. Qindra-mijëra të dhëna personale të qytetarëve shqiptarë të cilat rruhen nga institucionet shtetërore u vunë në dispozicion të Partisë Socialiste në pushtet, me rastin e zgjedhjeve të 25 Prillit.

Skandali u padit në SPAK nga opozita, por mësohet se kjo strukturë e drejtësisë ka hequr dorë nga hetimi.

Prokuroria e Posaçme për Antikorrupsionin vëren se listat e ‘patronazhistëve’ të PS, që nxitën debate para 25 prillit për të dhënat personale të banorëve të Tiranës, nuk ka elementë të veprës penale për korrupsion aktiv apo pasiv në zgjedhje.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ky hetim është në fazat e fundit dhe nëse do të faktohet korrupsioni do t’i kalojë për kompetencë Prokurorisë së Tiranës vetëm për veprën penale vjedhja e të dhënave personale.

Kujtojmë se SPAK bëri bujë duke kërkuar që të sekuestrojë kompjuterët, telefonat dhe serverat e medias Lapsi. al, e cila “shkeljen” e vetme që bëri ishte publikimi i skandalit.

Por duhej një vendim i Gjykatës së Strasbugut për të sprapsusr SPAK, i cili nuk bëri as lëvizjen më të vogël për të verifikuar poseduesit e të dhënave personale të shqiptarëve siç janë E-albania dhe struktura të tjera shtetërore.

Ndërkohë paralelisht me këtë hetim, kryeministri Edi Rama iu doli hapur në mbrojtje “patronazhistëve”, duke i dhënë një sinjal të qartë SPAK, i cili me sa duket e paska marrë!

Artikulli paraprakStudimi/ Imuniteti që lë pas infektimi me koronavirus zgjat për vite me radhë
Artikulli tjetërEksperti gjerman: Ja pse mund të shkaktojnë trombozë vaksinat AstraZeneca dhe Johnson & Johnson