SPAK arrestoi kryebashkiakun e Lushnjes për korrupsion me kanalin vaditës

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe dhe 10 bashkëpunëtorë të tij janë arrestuar ditën e sotme nga SPAK, pasi janë të përfshirë në një tender abuziv të ditëve të fundit prej 24 milionë lekët për rehabilitimin e kanalit ujitës.

Akuzat e ngritura nga SPAK janë për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë bë tendera që shkon drejt korrupsionit. Masat u dhanë nga Gjykata e Posaçme në mungesë për 11 të dyshuar, ndërsa 4 prej tyre janë lënë në arrest shtëpie.

Në këtë hetim ka pasur përgjime dhe vëzhgime, kontrolle të financave dhe transaksione të zyrtarëve. Kryebashkiakut i janë vënë prangat në zyrën e tij. Ndonëse është habitur, Tushe nuk ka bërë kundërshtim.

Arrest me burg

Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë së Lushnjes.

Flamur Peqini, drejtor i ndërmarrjes së pasurive publike.

Ibrahim Lami, administrator i “Loti SHPK”.

Bujar Murati, administrator i “Euro alb shpk”.

Gazment Çela, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike.

Bektash Nexha, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike.

Blerta Turku, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike.

Arrest shtëpie

Xhemal Hasko, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike.

Margarita Gjermeni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike.

Andri Nusho, zyrtar i ndërmarrjes së pasurive publike.

Ani Simoni, zyrtare e ndërmarrjes së pasurive publike.

1 4

2 2

Artikulli paraprakRama bën moral për korrupsionin, i gatshëm të shesë ‘peshqit e vegjël’ vetëm të mos preket vetë
Artikulli tjetërBasha: A do ketë kurajo SPAK të hetojë lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe Ramën?