Rama bën moral për korrupsionin, i gatshëm të shesë ‘peshqit e vegjël’ vetëm të mos preket vetë

Rama bën moral për korrupsionin. Njeriu më i korruptuar në rajon sipas raporteve ndërkombëtare është i gatshëm i t’i shesë të gjithë sa kohë nuk preket vetë.Kështu ka bërë me kryebahskiakun e Lushnjes.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në “Twitter” pas operacionit të SPAK që çoi në arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjës dhe disa zyrtarëve të tjerë.

Rama deklaron se as kryetari i Bashkisë së Lushnjës, i zgjedhur i PS dhe as cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në asnjë rast nuk do ketë mbrojtje nga PD e duhet të
përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre.

Sipas Ramës, çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve.
Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”.

Artikulli paraprakItali-Spanjë, një gjysmëfinale klasike sonte në Wembley
Artikulli tjetërSPAK arrestoi kryebashkiakun e Lushnjes për korrupsion me kanalin vaditës