Skenari i turpshëm Rama-Lleshi: Po kërkojnë një aktor për grabitjen e 10 milionë eurove

E turpshme dhe e pa imagjinueshme. Rama dhe Lleshaj pasi kanë vjedhur 10 milionë euro nga aeroporti i Rinasit tani po kërkojnë një aktor që të hiqet si autori i vjedhjes së 10 milionë eurove.

Eshtë e njëjta skemë që Rama dhe Xhafa e përdorën për të sajuar dëshmitarin e rremë Fredi Alizoti. Tani operacioni qesharak me propagandë të stisur në mediat e kontrolluara po vijon me të njëtin skenar edhe për grabitjen e 10 milionë eurove.

Ish Kryeministri Berisha deklaron se tani në epiqendër është vendosur Elbasani dhe një familje në këtë qytet. Vazhdon me sukses ne Elbasan operacioni me emer te koduar “Fredi Alizoti”.

Miq, prej kater ditesh, per te maskuar grabitjen shteterore te shekullit ne Rinas, narkopolicia me urdher te Norieges dhe Gjeneral Kanabisit, badiguardi i Eskobarit ka nisur operacioni me emer te koduar Fredi Alizoti.

Per kete qellim, pasi e informuan te zhdukej, shpallen ne kerkim Klement Çalen dhe tani jane versulur ne arrestime te te afermve te Çales, njerez qe ne jeten e tyre nuk kane te rregjistruar ndonje shkelje ligji por me shpresen e pashuar se ndonjeri prej tyre do pranoj te luaj rolin e Fred Alizotit ne grabitjen shteterore te shekullit.

Perveç kesaj, narkos me uniforme po kerkojne strofullen se ku do ti vendosin disa dhjetra mijra euro, njelloj si ne rastin e pare qe i futen ne frigorifer dhe tenxhere me presion per te faktuar se u gjeten dhe parate qe nuk u “dogjen” nga policia por u poqen.

Kesaj radhe po provojne lavatriçe, mikrovale, qypa balte, gjere dhe katryve uje. Miq, le te ndjekim gjer ne perfundimin me sukses spektakolar operacionin “Fredi Alizoti”. sb

Artikulli paraprakAgron Tufa, Viktor Hygo dhe Ramize Gjebrea
Artikulli tjetërNuk do jetë thjesht protestë, por një revoltë kombëtare me 11 Maj