Skandali tjetër i Ramës, privatizon sheshin në Vlorë

Rama ka privatizuar edhe sheshet e qytetit të Vlorës. Ai nuk lejon subjekte të tjera politike që të zhvillojnë takime elektorale në disa prej këtyre shesheve. Frika nga humbja në Vlorë dhe rrezikimi i mandatit të tij të deputetit duket se e bëjnë Ramën të humbasë arsyen dhe t’i konsiderojë sheshet e këtij qyteti si të jenë të tijat private. Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e këtyre 27 viteve kur një kryetar qeverie të bllokojë sheshet për manifestime politike.
Zëvendëskryeministrja i kërkon sqarime kreut të Bashkisë Vlorë në lidhje me lejen e dhënë për përdorimin e një sheshi publik.
Zëvendëskryeministrja, Ledina Mandija, në cilësinë e drejtuesit të Task Forcës është vënë dje në dijeni të shqetësimeve të bëra publike nga një grup i këshilltarëve bashkiakë të subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, lidhur me mosmiratimin nga ana e kreut të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli të kërkesës së këtij subjekti për përdorimin e sheshit para pallatit të sportit “Flamurtari” Vlorë me argumentin se ky shesh i është dhënë në përdorim një subjekti tjetër politik për periudhën 01.05.2017–30.06.2017.
Duke pasur parasysh faktin se referuar Kodit Zgjedhor periudha zgjedhore fillon 30 ditë para datës së zgjedhjeve, si dhe me qëllim shmangien e keqpërdorimit dhe keqinterpretimit të aktivitetit institucional të administratës publike, bazuar në pikën 31 të VKM nr. 473, datë 01.06.2017, zv/kryeministrja Mandija i kërkoi dje kryetarit të Bashkisë Vlorë vënien në dispozicion të informacionit në lidhje me rastin në fjalë.
Zv/kryeministrja Mandija me anë të kësaj shkrese kërkon të vihet në dijeni se për cilin subjekt politik është dhënë në përdorim sheshi; llojin e aktivitetit për të cilin është dhënë leja; praktikën e ndjekur, si dhe bazën ligjore në të cilën është mbështetur në dhënien e lejes.

Artikulli paraprakEksperti ndërkombëtar: Padia në Kushtetuese cenon vetingun dhe reformën
Artikulli tjetërÇmimin më të ulët të naftës në Ballkan