Skandali/ Në spitale nuk bën dot analiza, Ministrja flet për…

Duket se problemet në shëndetësi nuk kanë të mbaruar, aq sa nuk ka të mbaruar edhe propaganda që herë pas here i bën vetë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu këtij sektori kaq të rëndësishëm.

Emisioni BOOM ka bërë një vëzhgim, nga i cili rezulton se në laboratore mungojnë kitet dhe reagentet për kryerjen e analizave.

Para pak ditësh, me rastin e Ditës së Sindromës Daën, ministrja bëri një vizitë në Laboratorin e Biologjisë Molekulare prej nga u shpreh se do të kryhen një sërë analizash, si ajo e ADN , zbulimi i sindromës Doën etj. Por nga hulumtimi i BOOM u zbulua se mungojnë kitet ose reagentët, pa të cilët nuk mundësohet dot asgjë, gjë që e pohon edhe mjeku në telefon.

Sakaq, sipas një punonjëse aty analizat bëhen me pagesë.

Në të njëjtën kohë, gazetari i BOOM bëri hulumtim edhe mbi testin HPV për kancerin e qafës së mitrës, që sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe ministres do të mundësoheshin brenda marsit në qëndrat shëndetësore, por nga vëzhgimet e BOOM në disa qendra, ky test nuk ka nisur të kryhet ende.

(Dita e parë)

Gazetari: Ka ndonjë doktor këtu?

Punonjësja: Doktor Ligori? Nuk ka ardhur sot.

Gazetari: Ku mund të interesohem unë për testin e sindromës Doën ?

Punonjësja: Këtu nuk ka filluar akoma. Presim reagentin të vijë. Shko më mirë të të sqarojnë gocat te Qendra e Gruas.

Punonjësja: Këtu bëhet ekoja, zotëri, kurse testi bëhet në Laborator.

Gazetari: Ajo më tha nuk bëhet dot se nuk ka reagentë.

Punonjësja: Te Laboratori ynë? Atëherë nuk e bëni dot këtu.

Gazetari: Do ta bëj në privat, i bie pastaj?

Punonjësja: Po edhe këtu zotëri me lekë do e bësh testin. Pse, ju kujtoni se është falas? Dëgjo! Ti , kudo që ta bësh, djalë, do e bësh me pagesë. Edhe këtu bëhet me pagesë.

Gazetari: Analizat i bën ajo, por duhet ta bësh brenda 24 orëve (testin) tha ajo. Do bësh ekon atje e do vish të bësh testin këtu.

Punonjësja: Ato fare e dinë mirë që nuk ka filluar këtu.

Punonjësja: Si puna jote më kanë ardhur 10-15 sot.

(Dita e dytë)

Gazetari: Ajo atje më tha ik pyet prap për testin e Sindromës Doën. Bëhet apo jo ?

Punonjësja: Analiza nuk bëhet këtu, analiza bëhet në Laborator.

Gazetari: Vajta atje, nuk e gjej as doktorin.

Punonjësja : Këtu presim nga dita në ditë të bëhet testi i Sindromës Doën pasi për momentin nuk bëhet këtu te ne.

(Dita e tretë, shkojmë sërish në Laborator për tu takuar me mjekun)

Punonjësja: Jo!

Gazetari: Prapë?

Punonjësja: Nga ora 13:00 , po erdhi.

(Kthehemi pas disa orëve aty dhe dera këtë herë është e mbyllur.Telefonojmë mjekun)

Gazetari: Doktor si je? Kam shkuar te Laboratori por nuk je. Kam këtë djalin e xhaxhait që është i interesuar për nusen, do të bëjë këto analizat e ADN-së , e këto të tjerat për zbulimin e sindromës doën, këtë testin .

Mjeku: Aaa të Sindromës Doën .

Gazetari: Do që t’i bëjë njëherë.

Mjeku: Për Sindromën Doën aty te spitali nuk i bëjmë ne.

Gazetari: Te Laboratori që doli edhe ministrja se ky e ka parë në lajme se nuk jeton këtu.

Mjeku: Po pra, po!

Mjeku: Duhet të fillojë këto nja dy javë se do vijnë kitet tani të reja dhe kështu që besoj se mbas nja dy javë do fillojmë aty.

Gazetari: Dmth, është e pamundur të bëhet tani?

Mjeku: Jo , tani jo. Për nja dy javë besoj, duhet të vijnë ato reagentët.

Mjeku: Kur të vijnë ato fillojmë.

Artikulli paraprakKur Gramoz Ruçi sulmoi me një gjuhë të paprecedentë Holandën…
Artikulli tjetërKu ka si Tirona, zbulohet foto e Taulantit kur kulloste dhitë në Çermenikë