Skandal! Edhe ministri Lleshaj po vjedh ndihmat! Thasët me ndihma çohen në zyrën e tij…

Tjetër rast i vjedhjes apo shpërdorimit të ndihmave të mbledhura për familjet apo qytetar e prekur nga tërmeti. Dy videot e mëposhtme tregojnë një automjet të Ministrisë së Brendshme me targë TR 1564 F, nga i cili shkarkohen disa qese, që duket që janë ndihma të dhuruara nga qytetarët pas tërmetit të së martës.

Gjithashtu në automjet ndodhen edhe disa batanije.

Qeset me ndihma po shkarkohen te Ministria e Brendshme, dhe një punonjës i saj, i fut brenda godinës.

Videot janë postuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

“Për pyetjen tonë se pse po bëhej shkarkimi i ndihmave të Fundjavë Ndryshe te Ministria e Brendshme, morëm përgjigje se po sillen si provë materiale. Mos qeshni të dashur qytetarë, provë materiale, pikërisht kështu.

Por sipas Kodit të Procedurës Penale e dimë që provat materiale dorëzohen ne polici e prej aty kalohen në Prokurori dhe JO në Ministrinë e Brendshme”, thuhet në postimin Aleancës.

Pak ditë më parë një zyrtar policia u ndalua pasi kishte marrë ndihmat e mbledhura për të prekurit nga tërmeti dhe me makinën e policisë, kishte bërë transportin, deri në banesën e tij.

Nuk dihet nëse edhe pamjet e mëposhtme janë një rast i ngjashëm me abuzimin me ndihmat dhe nëse do të nisin hetimet lidhur me të.

1 6

2 5

lezhee

Artikulli paraprakOficeri denoncon: 1,1 milion euro për përgatitjen e qenve, Veliu për të mbushur xhepat firmos kontratë për…
Artikulli tjetërBejtexhiu u tregon përralla fëmijëve në kohë “kolere”: A po pozoj mirë?