Skandal me uniformat, policët 20 mijë lekë për t’i rregulluar

Një oficer i Policisë së Shkodrës denoncon skandalin e uniformave të policisë. Në një mesazh drejtuar ish-kryeministrit Berisha, ai shkruan se uniformat janë jashtë standardeve dhe punonjësit e policisë duhet të paguajnë 20 mijë lekë të vjetra për t’i përshtatur për veshje. “Oficeri dixhital denoncon: Mashtrimin e madh me uniformën e re të policisë.
-Policët detyrohen t’ju paguajnë rrobaqepseve për rregullimin e saj, 15-20 mijë lekë të vjetra
-kurse për gratë police, rrobaqepësit nuk e marrin përsipër rregullimin.
-problem i madh mbeten këpucët, pasi numri më i vogël i tyre është 41”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar të plotë mesazhin e punonjësit të policisë.
“Jam D.G., punonjës policie në strukturën e Policisë së Përgjithshme Shkodër. Dua t’iu informoj me përgjegjësi të plotë rreth një problemi mjaft konkret rreth uniformës së re. Ajo u shpërnda dhe një pjesë ju ra taman, por shumica ju ka rënë shumë e madhe numra 56-58. Jemi detyruar të paguajmë 15-20 mijë lekë të vjetra për t’i rregulluar, por halli më i madh qëndron tek policet femra se rrobaqepëset në Shkodër nuk marrin përsipër rregullimin e tyre, problem tjetër për ne dhe këpucët, pasi numri më i vogël i tyre është dyzet e njëshi”, përfundon mesazhi i oficerit të policisë.

Artikulli paraprakShqiptari kapet në portin e Ankonës me 91 kg drogë
Artikulli tjetërMjekët në protestë kundër koncesionit të laboratorëve spitalorë