Skandal, financieri i bandës Habilaj-Tahiri u ekstradua në Itali kur po bëhej i penduar

Denoncimi i Berishës

Financieri i bandes Habilaj – Tahiri u ekstradua sepse po behej i penduar i drejtesise!
Te dashur miq, pas zgjedhjes se tij si kryegjykates dhe kryeprokuror, kreu i meduzes dhe mafies ne Shqiperi veproi me shpejtesi te rrufeshme. Ai liroi Soton, qe ne makinen e tij se bashku me Tahirin transportonin milion euro para krimi, i ktheu me urgjence pashaporten Tahirit, liroi nga burgjet kriminele te rrezikshem nderkombetar dhe ekstradoi, duke keqshfrytezuar ndrikull Gjonajn, financierin e bandes Habilaj – Tahiri, i cili i kishte dhene vetem ketij te fundit miliona euro nga trafiqet e bandes se tij.
Largimi me urgjence nga Shqiperia i financierit u be sepse ai kishte dhene shenja te qarta se deshironte te behej i penduar i drejtesise.
Duke ekstarduar financierin e bandes Habilaj – Saimir Trafiku, i cili po pranonte te behej i penduari i drejtesise, kryegjykatesi dhe kryeprokurori mbylli perfundimisht dosjen e tyre!
Ky eshte nje akt tjeter kriminal, per te cilin ne mungese te plote te hetimit dhe drejtesise duhet te marre pergjigjen e merituar vetem e vetem nga revolta masive popullore e 27 janarit, tik taku i ores se te ciles po afron!

Artikulli paraprakBasha: Janë përpëlitjet e fundit të kriminelëve në pushtet
Artikulli tjetërFshesa e pamëshirshme e Trump në Departamentin e Shtetit