S’ka fitues në “Waldstadion”

Werder Bremen regjistroi rezultatin e tetë pozitiv radhazi, por barazimi në Frankfurt me Eintracht ka shijen e një humbje për jeshilët, që kryesonin deri në 0-2. Skuadra më e mirë e momentit në Gjermani, Werder i bëri një nisje fantastike dhe ndeshjes së “Waldstadion” teksa në pjesën e parë arriti të krijojë një epërsi të dyfishtë, me Jonuzoviç që ngriti i pari siparin e golave në të 37-tën. 6 minuta më pas u mendua se ndeshja ishte praktikisht e mbyllur kur Bartels dyfishoi rezultatin, por vendasit pas pushimit hynë të karikuar në fushë me Abraham që pas vetëm 3 minutash mundi të shkurtojë diferencën.
Eintracht megjithatë nuk kishte përfunduar ende pasi në të 73-tën Fabian realizoi përmbysjen e vendasve pasi u tregua i saktë nga pika e bardhë. Kjo pikë e marrë ndryshon pak megjithatë sa i përket klasifikimit për skuadrat, me Werder që i largohet gjithmonë e më shumë zonës së ftohtë e madje afrohet me Europën, për të cilën lufton aktualisht dhe Eintracht që ka në total 38 pikë, 2 më shumë se jeshilët.

Artikulli paraprakSkandal, ushqimet e skaduara në Tiranë dërgohen në rrethe
Artikulli tjetërVillarreal dominon në “El Madrigal”