Sadiku e Alioski, idhuj të tifozëve

Në fund të pjesës së parë të këtij sezoni, Lugano ishte një ndër pretendentet për të rënë nga kategoria. Mirëpo, në këtë fazë të kampionatit, skuadra zvicerane po synon të arrijë zonën europiane. Me Armando Sadikun dhe Ezgjan Alioskin, të besuarit e Paolo Tramexanit, kanë gjetur ritmin e duhur për të synuar objektivat madhorë. Banderola e tifozëve të Luganos për dyshen Sadiku – Alioski.
Jo vetëm në fushën e lojës, por Sadiku e Alioski janë duke shkëlqyer edhe jashtë fushës. Dyshja e shqiptarëve (Alioski ka zgjedhur të luajë për Maqedoninë) janë shndërruar në beniaminët e tifozërisë. Emrat e tyre nuk thërriten vetëm në koret mbështetëse të tifozëve ultras të Luganos, por tashmë ata të dy janë edhe pjesë e banderolave gjigante që shpalosin nëpër stadiume.
Në ndeshjen e fundit, Sadiku e Alioski shkëlqyen në fushë, por jo vetëm. Tifozët kishin stampuar festimin special të dy shqiptarëve. “Tifozët, përveçse kanë mbështetur skuadrën nga fillimi në fund, kanë bërë edhe një banderolë shumë simpatike për dyshen e mrekullive Alioski–Sadiku”, ka shkruar faqja zyrtare e Luganos në lidhje me shqiptarët dhe mbështetjen që ata të dy po marrin edhe nga tifozët ultras.

Artikulli paraprakKapet atentatori i Borussias
Artikulli tjetërSimeone grumbullon Keidi Baren përpara Çerçit