Si u dogj flamuri i “Rilindjes” nga protestuesit

Flamuri i “Rilindjes” përfaqëson sot organizatën kriminale në pushtet, e cila çdo ditë e më shumë po ui merr liritë dhe të drejtat qytetarëve shqiptarë.
Por mbrëmjen e sotme banorët e ‘Unazës së Re’ i kanë vënë flakën këtij flamuri kriminal, në shenjë hakmarrjeje ndaj të gjitha shkeljeve dhe padrejtësive që ju është bërë. Qytetarët kanë festuar në momentin që flamuri i ‘Rilindjes’ është djegur bashkë me plehrat dhe gomat që ata kishin vënë në rrugë.
Këtë gjest të qytetarëve e ka komentuar edhe ish-Kryeministri Berisha, i cili shkruan:
Protestuesit i vënë flakën flamurit të organizatës kriminale të Rilindjes!
Po ashtu protestuesit e irrituar dogjën edhe fotografinë e kryebashkiakut Veliqaj. “Fotografinë e Erionit e dogja, nuk e dua më për kryetar bashkie, ç’e do, 5 vota nga shtëpia ime, dhe na nxjerr rrugëve. Do të protestojmë deri në vdekje, atje brenda le të më zërë, deri në fund”, tha protestuesi që I vuri flakën fotos së Veliajt.
Më tej një tjetër protestues i irrituar ka paralajmëruar kryebashkiakun: “Do të veshim me fustan siç bëmë me Damian Gjiknurin mbrëmë te Eni Vasili. Eja se do të vdesësh këtu bashkë me ne”.

Protestuesit i vene flaken flamurit te organizates kriminale te Rilindjes! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 13. November 2018

Artikulli paraprakZidane trajner i Bayern?
Artikulli tjetërFaqja e pare