Zidane trajner i Bayern?

Bayern nuk po kalon një moment shumë të mirë. Humbja e shëmtuar e pësuar kundër Borussia Dortmund i ka çuar kampionët në fuqi të Bundesliga-s shtatë pikë larg vendit të parë.
Një situatë me të cilën bavarezët nuk janë mësuar pas dominimit të viteve të fundit dhe që mund të sjellë një revolucion në stol. Po, sepse zërat për një shkarkim të mundshëm të Niko Kovac po shtohen, veçanërisht në Spanjë, ku flitet se vendin e tij do ta marrë Zidane.
Sipas “OK Diario”, drejtuesit e Bayern janë vënë në lëvizje për të gjetur një zëvendësues. Mes emrave të preferuar është ai i trajnerit francez, i cili ka fituar 3 edicionet e fundit të Champions League.
“Zizou”, gjithmonë sipas portalit spanjoll, është kontaktuar nga bavarezët, të cilët besojnë se do ta bindin falë marrëdhënieve të mira që kanë me ish-yllin e Real Madrid dhe Juventus.

Neuer: Jam mësuar me kritikat, duam ta mbyllim vitin me rezultat pozitiv
Manuel Neuer insiston se mbetet me vetëbesim megjithëse po kalon një periudhë të vështirë te Bayern.
Paraqitjet e Neuer te Bayern janë kritikuar së fundmi teksa portieri ka pësuar tetë gola nga tetë goditje në portë gjatë ndeshjeve të fundit.
Gjithsesi, ai nuk shqetësohet nga kritikat, duke u shprehur në konferencën për shtyp: “Këto janë gjëra të vjetra, jam mësuar tashmë.
“Jam në formë të mirë. ndaj Dortmund bëra një ndeshje të mirë. Kam besim. Duam ta mbyllim vitin me një rezultat pozitiv këtu te Gjermania.
“Jemi optimistë se mund të paraqitemi mirë në ndeshjet e mëdha. Ndaj Holandës, duam të fitojmë, patjetër.
“Shumë lojtarë të rinj te Gjermania? Edhe përpara botërorit ka pasur shumë. Jogi Low gjithmonë e ka bërë këtë gjë, duke përfshirë të rinjtë. Ndaj Rusisë, jemi gati të tregojmë se sa vlejmë për të hequr pak presion nga vetja”.

Artikulli paraprakRrëfimi tronditës i vrasësit të ish-drejtuesit të PD në Selenicë: E vrava për PS-në
Artikulli tjetërSi u dogj flamuri i “Rilindjes” nga protestuesit