Si torturoheshin të internuarit në Valias

Ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi me anë të një statusi në Facebook ka publikuar informacione në lidhje me një kamp pune për të internuarit në Valias të Tiranës. Ai shkruan se në këtë kamp ka përndjekur kryesisht shqiptarë nga Jugu i vendit dhe pjesëtarë të minoritetit grek.
Statusi i plotë i Dervishit
Kampi tela me gjemba nr.3 (në fund nr.5), në Valias, Cërrik dhe Tiranë, në vitet 1948 – 1953
Një prej kampeve tela me gjemba më të panjohur është ai që njihet me numrin 3 e më pas atë 5. Ky kamp ka përndjekur kryesisht shqiptarë nga Jugu i vendit dhe pjesëtarë të minoritetit grek.
Kampi është çelur në vitin 1948 pranë fermës “Ylli i Kuq” në Valias nëpër çadra e stalla, shtëpi të vjetra. Këtu janë mbajtur për punë të detyruar të internuar dhe të burgosur.
Në fillim, kampi shërbeu si vend për grumbullimin e “monarko–fashistëve grekë”, por edhe robërve gjermanë. Të internuarit punonin në bujqësi.
Sipas raportit të datës 13.8.1948 në punë dilnin 89 të internuar, përfshi edhe fëmijët për 3 orë në ditë. Në janar – maj 1950 punuan këtu rreth 200 robër gjermanë, të cilët regjimi “nuk i edukoi dot politikisht”.
Sipas të dhënave të vitit 1950 në Valias ishte kjo dinamikë vjetore e të internuarve:
-Gjithsej: 475 – 820 veta.
-Burra 70 – 152
-Gra 164 – 130
-Fëmijë 500 – 800
Në vitin 1951 në kamp mesatarisht sipas gjithë muajve të vitit ishin:
-Gjithsej: 741 (janar) – 872 (shtator)
-Burra 161 – 193
-Gra 284 – 325
-Fëmijë 296 – 350
Në vitin 1952 në kamp mesatarisht sipas gjithë muajve të vitit ishin:
-Gjithsej: mesatarisht deri 400 të internuar.
-Burra rreth 120
-Gra rreth 190
-Fëmijë rreth 90.

Artikulli paraprakMbi 100 zjarre vetëm në muajin gusht në Gjirokastër
Artikulli tjetërSkandal, 2 mijë euro për një dëftesë të shkollës së mesme