Si të mbroni fëmijët nga temperaturat e larta të verës

Foshnjat dhe fëmijet janë më të ndjeshëm ndaj efekteve të temperaturave të larta për shkak se metabolizmi i tyre ndryshon nga metabolizmi i të rriturve, qëndra e rregullimit të temperaturës është e papjekur, aftësia për djersitje është më e pakët, masa e trupit është e vogël.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë që:
Fëmijët nuk duhet të ekspozohen në diell nga ora 10.00-17.00
Fëmijët duhen larë me ujë të vakët
Kur ka puçrra lëkura duhet tharë lehtësisht me peshqir

Temperaturat e dhomës të mos jenë të larta dhe ajri të qarkullojë.
Kremrat mbrojtës duhet të jenë në përshtatje me fototipin e lëkurës së fëmijës dhe fortësinë e rrezeve ultraviolet. Sa më e bardhë të jetë lëkura e fëmijës aq më i lartë duhet faktori mbrojtës por gjithnjë me numër mbi 15.

Përsërisni disa herë lyerjen me produkte mbrojtëse të lëkurës sidomos mbas larjes, djersitjes apo fshirjes me peshqir.
Duhet tu jepen lëngje frutash, ujë natyral i pastër, si dhe supë zarzavatesh, pavarësisht nëse ka apo jo bark edhe të vjella

Duhet t’u jepen ushqime të lëngshme, të gatuara në moment dhe jo të ushqime të mbetura.
Në shtëpi të qëndrojnë në ambiente të freskëta në temperaturë deri 25 gradë celsius e me lagështi normale

Mos i lini asnjëherë fëmijët të futen në ujë pa mbikëqyrje.
Asnjëherë mos i lini fëmijët vetëm në makinë.

Asnjëherë mos i lini fëmijët të flenë në makinë.
Ambientin ku banoni mbajeni sa më të freskët të jetë e mundur.

Artikulli paraprak“Ramforma” e Sorosit/ Aurel Plasari: Më në fund! U bënë katër vite që e përsëris këtë të vërtetë!
Artikulli tjetërKujdes! Dhëmbët e prishur mund të shkaktojnë sëmundje të rënda