Si ka degraduar regjimi, Kruja një orë ujë në dy ditë, reagojnë banorët

Krutanët po thahen për ujë. Në një kohë që higjiena duhet të jetë maksimale për shkak se pandemia po shënon numër të lartë të infektuarish, përgjatë verës banorët e Krujës në 48 orë furnizohen me ujë vetëm disa minuta.

“Që në fillim të qershorit uji vjen një orë në 2 ditë. Flitet për 24 orë në ditë, ne 24 orë kemi në muaj,” thotë një banor.

“Njëherë në dy ditë me orar,” shton një tjetër.

Disa banorë mendojnë të kthehen pas në kohë dhe të hapin puse.

“Për mua e bëjnë mirë se pata nis për më bo pus, e kalamajt ‘bre nuk bën’,” thotë një i moshuar.

Për këtë nevojë jetike ABC News pyeti shefin i administratës së Bashkisë Krujë Drini Masha. Ai na sqaroi se për zgjidhjen e këtij problem ka nisur një investim i ri.

Artikulli paraprakNgjela kërkon një ‘Avni Rustem’ ndaj Ramës: Po i shet detin Greqisë në këmbim të azilit, por e pret…
Artikulli tjetërProjektligji në Parlamentin grek, Mitsotakis: Kemi zgjeruar territorin ujor nga 6 në 12 milje me Shqipërinë