Projektligji në Parlamentin grek, Mitsotakis: Kemi zgjeruar territorin ujor nga 6 në 12 milje me Shqipërinë

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar në parlament se shteti Grek është zgjeruar me 12 milje të reja në detin Jon, njofton gazeta Greke ‘Protothema’.

Duket se Mitsotakis e ka bërë fakt të kryer zgjerimin drejt Shqipërisë, ndërsa në vendin tonë askush nga qeveria nuk thotë gjë.

Paralajmërimin për zgjerimin e bëri dje edhe ministri i jashtëm grek, i cili tha se janë gati për të nënshkruar marrëveshjen me Edi Ramën për marrjen e 12 miljeve në detin Jon.

‘Ne i paraqesim parlamentit një projektligj ku Greqia ka zgjeruar territorin e saj ujor nga 6 në 12 milje, Greqia po rritet. Të tjerët e thonë shpesh këtë por ne po e zbatojmë në praktikë.’

Kryeministri tha që e njëjta praktikë do të ndiqet edhe me shtetet e tjera fqinje ku njoftoi se Ministri i Jashtëm Grek ka vendosur në dijeni edhe palën shqiptare.

‘Ne do të ndajmë edhe pjesën e detit me vende të tjera fqinje ku do të zbatojmë të gjitha konventat ndërkombëtare të ndarjes së baraslarguar të detit, 6 ose 12 milje’, është shprehur ai.

Mitsotakis ka kërkuar nga partia opozitare SYRIZA që ta votojë propozimin e sjellë në parlament dhe Ministri Dendias do të shkojë në Këshillin e Jashtëm në Berlin me marrëveshjet e votuara.

‘Do të ishte një ide e mirë të rishqyrtoni qëndrimin tuaj në këtë votimin në mënyrë që linja kombëtare të jetë e qartë dhe e drejtpërdrejtë.’

Kohët e fundit Greqia është në një situatë jo të favorshme nga konfliktet që ka pasur me shtetin turk për shfrytëzimin e zonave ekonomike, ajo e ka akuzuar Turqinë se po shkel në territorin Grek dhe sipas medieve botërore konflikti ka mundësi të degradojë në luftë ku nuk përjashtohet dhe ndërhyrja e shteteve të tjera të rajonit por edhe superfuqitë botërore si Franca.

Artikulli paraprakSi ka degraduar regjimi, Kruja një orë ujë në dy ditë, reagojnë banorët
Artikulli tjetërMjekët gjermanë japin lajmin për gjendjen shëndetësore të liderit të opozitës ruse