Si Drejtori i policisë mbylli hetimin për përdhunimin nga djali i deputetit, Rrahja

Gazetari: Përshëndetje!
Emiljano Nuhu: Përshëndetje, si jeni?
Gazetari: Uroj të jeni mira më gjithë vështirësitë dhe sikletet dhe situatat që po kaloni.
EMILIANO NUHU: Shumë faleminderit!
Gazetari: Jeni një oficer policie, kur ka nisur karriera juaj dhe kush jan sektorët kryesisht që keni punuar në Policinë e Shtetit?
EMILIANO NUHU: Unë kam rreth 10 vjet në Policinë e Shtetit dhe mbaj aktualisht gradën e nënkomisar. Në këto dhjetë vjet, 6 vjet kam punuar në sektorin e agjentëve të mbulimit dhe infiltrimit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. 2 vjet i kam në sektor të rendit dhe pjesën tjetër kam në Vlorë si oficer i policisë gjyqësore te krimet e rënda, në sekttorin e Krimeve të Rënda. Në vitin 2017-2018 kam punuar si oficer i policisë gjyqësore në stacionin e policisë Fushë Krujë.
Gazetari: Dhe ky ka qenë ndoshta edhe momenti i fundit i punës tuaj? Deri tani së paku.
EMILIANO NUHU: Deri në datën 15 gusht me urdhër të drejtorit të përgjithshëm zotit Arti Veliu unë jam transferuar brenda ditës në drejtorinë e Beratit.
Gazetari: Si erdhi ky Emiljano ky transferim nga Durrësi në Berat? Cilat ishin arsyet e këtij transferimi sipas asaj që ju dini?
EMILIANO NUHU: Arsyeja… Ka disa arsye. Një nga arsyet është që me transferimin tim bëhesh e mundar ndërprerja e dosjes numër 372 që është në ngarkim të djalit të deputetit Rahman Rrahja I cili quhet Rexhep Rrahja. Duke më transferuar mua ndërpriteshin hetimet dhe i mundësonte atij për prishjen e provave.
Gazetari: Ndërpriteshin hetimet nga ana juaj por mund t’i merrte dikush tjetër …
EMILIANO NUHU: Nga ana ime, por oficerët e tjerë nuk e kan mark përsipër asnjëherë të hetonin këtë dosje prandaj erdhi tek mua.
Gazetari: Pra, ti ishe problemi në këtë rast, se Nase nuk ishin duurt e tua atëherë ata mund të rregullonin gjërat?
EMILIANO NUHU: Unë isha problemi se qëkur filloi në datën 21 që filloi hapat e para, që kur u bë kallzimi. Kallzimi është bërë në datën 21 në komisariatin numër 3.
Gazetari: Në korrik?
EMILIANO NUHU: Po. Në korrik. Në 21 korrik 2018
Gazetari: Në korrik nisën edhe telashet për ju le të themi.

Artikulli paraprakDenoncimi i plotë i Nënkomisarit: Si u përdhunua vajza nga djali i deputetit Rrahja, roli i Ballës e Artur Bushit
Artikulli tjetërPërdhunimi, torturat nga djali i deputetit për vajzën, djegie me cigare, goditje me pistoletë…