Vokshi kërkon shkarkimin e Kushit, 44 raste të dhunës seksuale në shkolla

Albana VOKSHI

Në Shqipëri asgjë nuk funksionon mirë.

Edhe për vaksinimin, epokën e re të Ministres Manastirlliu jemi të fundit. Qeveria dhe Ministria kanë dështuar

Asgjë nuk funksionon sepse Kryeministri e ka mendjen të mbrojë nga ndëshkimi njeriun të cilit i dha tendera sekretë gjatë pandemisë. Në një vend normal kjo s’do të ndodhte.

Shiheni kwtw foto, është provë për lidhjen direkte të Edi Rmës me mafian e ilaceve. Tregoi se askush nuk jep tendera sekretë pa dijeninë e tij dhe pa përcaktuar më parë se kush do t’i marrë. Sa për kujtesë me tenderat sekretë, kompania që Edi Rama e ka për zemër dhe i bën reklamë nga Beogradi, në kulmin e pandemisë i shiti qeverisë maska dhe pajisje mbrojtëse 3-5 herë më të lartë se tregu. Sot pronari është në arrest për kontrabandë ilacesh.

Me këtë foto SPAK duhet ta marrë në pyetje Edi Ramën e do t’I bëjë nder shqiptarëve duke treguar që korrupsioni I vërtetë fillon dhe bëhet nga zyra e Edi Ramës.

Të dashur qytetarë,

Sot doja ta hapja fjalën time me një rast I cili sot duhet të ishte bërë këmbanë alarmi për të gjithë prindërit, për shoqërinë.

Ndërkohë që gjithë shqiptarët merren me politikën e madhe, politikën e ditës, PS, PD, foltore…

Ndërkohë që cdo ditë në shkallët e kryeministrisë, apo në komisionet parlamentare Ministrat flasin për arritjet e spektakolare të Edi Ramës dhe Qeverisë…kur 51% e shqiptarët dhe 53,9% e fëmijëve deri në 18 vjec janë në kushtet ekstreme te varfërisë (sic edhe raporti I fundit I Eurostat evidenton) …

po harrojmë të trajtojmë disa cështje shumë të rëndësishme…cështje jetike

po harrojmë të flasim sa duhet për sigurinë e fëmijëve tanë në shkolla…

po harrojmë të bërtasim fort për të mbrojtur fëmijët tanë!!!

Katër herë rradhazi, Brenda 2 javësh Ministrja e Arsimit refuzoi të vinte në Komisionin Parlamentar të shëndetësisë pwr tw raportuar pwr masat e marra nw shkolla pwr pwrballimin e pandemisw dhe me qesharakja ishte që E ndiqte mbledhjen e Komisionit on line. . . Pra kohw kishte, por jo guxim tw pwrballej mw dwshtimin nw komision.

Lind pyetja: cfare e shtyn Ministren Kushi të refuzojë komisionin? Kush I jep asaj guximin të shkelë kushtetutën?? Kush I bëhet garant që asgjë s’do ngjasë me të??

Mbrojtësi I vetëm I shkelësve të kushtetutës në këtë sallë është Kryeministri Edi Rama.

Arësyeja e refuzimit: Dështimi me arsimin në cdo aspect!!

Dështimi me cilësinë e arsimit;

Dështimi me buxhetimin, investimet, infrastrukturwn;

Dështimi me trajtimin me respect e dinjitet të mësuesve

Dështimi me menaxhimin e pandemisë!

Shqipëria sot është në këtë gjendje sepse Edi Rama nuk e do arsimin, nuk I pëlqen të arsimuarit!! Nuk e ka pasur e s do ta ketë kurrë prioritet arsimin dhe arsimimin.

Por sot, dështimi më I madh është pasiguria në shkollave!!

Shifrat janë alarmante…

81 raste dhunimi fëmijësh në shkolla gjatë periudhës prill qershor 2021, ndër të cilat 44 raste të dhunës seksuale.

Cfarë u bë me programet e policimit në shkolla? Aq të trumbetuara nga Rama, Nikolla, Shahini, Kushi??

Sistemi ka dështuar!!

Para pak ditësh një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kamëz, një vajzë 6 vjec është dhunuar nga I jati. Rasti nuk është referuar nga drejtori i shkollës në njësinë e mbrojtes së fëmijëve e as në polici. Falë një mësueseje që ka bërë me përkushtim detyrën e saj, rasti është njoftuar në Zyrën Arsimore. Institucionet ishin në dijeni prej ditësh për rastin e vajzës, e askush nuk bëri punën sic duhet. është rrënqethëse!

Kryeministri duhet ta kishte shkarkuar menjëherë Ministren Kushi sepse është rrëzuar sistemi arsimor për të mbrojtur fëmijën. Nuk funksionon, ka dështuar sistemi i referimit të mbrojtjes së fëmijëve nga dhuna ka dështuar!!

Kërkoj hetim urgjent profesional të rastit të Kamzës por edhe cdo rasti tjetër dhunimi, e fajtorët të cohen para drejtësisë. Të merren masa për cdo hallkë në sistemin e arsimit që kanë lejuar dhunën edhe pse ishin në dijeni të saj!

Duhet shkundur sistemi për të ndërtuar një mekanizëm referimi për mbrojtjen e fëmijëve dhe grave nga dhuna në familje!!

Fëmijët dhe gruaja duhet të jenë prioritet mbi prioritetet e cdo Parlamenti e cdo qeverie.

Për këtë kërkoj ngritjen e menjëhershme të nënkomisionit që trajton cështjet e grave dhe fëmijëve!

Do të kërkoj nw komisionin qw drejtoj dëgjesë për rastet e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në Komision me cdo institucioni përgjegjës!

Të dashur qytetarë,

Sot po diskutojmë një tjetër amendim të marrëveshjes së Qeverisë me kompaninë Pfizer për një sasi prej 500 mijw vaksinash. Po ku jemi me menaxhimin e saj?
Si edhe menaxhimi I pandemisë COVID 19 edhe ky proces, pa asnjë mëdyshje, është një nga dështimet më të mëdha të qeverisjes Rama jo vetëm për shkak të numrit më të lartë të viktimave në Europë, një fatkeqësi kombëtare e vërtetuar dhe e certifikuar dhe nga Eurostat e organizma të tjera ndërkombëtare.
Sot, Shqipëria ka nivelin më të lartë te vdekshmërisë në rajon dhe Europë me 27,1%, më shumë se dyfishi I nivelit në Europë dhe më I larti në rajon. 16 mijë humbje jete më shumë se mesatarja e 2016-2019!! Keqmenaxhimi i pandemisë vazhdon të marrë jetë dhe askush nuk mban përgjegjësi.
Vetëm në muajin tetor kanë humbur jëtën mbi 200 pacientë. Ndërsa ka zera se numri i viktimave është edhe më i lartë.

Këtij dështimi I qëndron si aureolë, menaxhimi I vaksinimit I cili përvecse një spektakli propagande nga kryeministri, ministria e shëndetësisë nuk ka rezultuar aspak efektiv.

Jemi tw fundit:
Shqipwria: 31% nivel vaksinimi me dy doza
Kosova: 41% (10% mw shumw se ne)
Mali i Zi: 39%
MAqedonia e Veriut: 37%
Greqia: 62%
Italia: 72%
BE: 65%
Europa: 55%
Jemi shumw pas edhe nivelit botwror: 39%.

Skandali nuk ndalet, me porosi të Ministres Manastirlliu, mjekët urdhërohen të braktisin pacientët e të shkojnë në Air Albania për shoën e rradhës të vaksinimit. . . si mund të ikin të gjithë mjekët nga QSUT? Është skandaloze tu kërkosh mjekëve të lënë misionin e tyre në shërbim të pacientëve e të bëhën fasadë e propagandës qeveritare me një proces të dështuar tashmë. E pasi unw denoncoj nw rrjetin social ne fb, fillon lincimi i mjekwve kush ka nxjerrw mesazhet e porositw e Ministres.

Rilindja e përcolli ritualin e vaksinimit me slloganin “Shqipëria buzëqesh”, por në realitet shqiptarët vajtojnë ende pasojat afatgjata të kësaj pandemie. Vuajnë shpirtërisht dhe moralisht per të dashurit dhe familjarët e humbur nga Covid 19, vajtojnë borxhet e jashtëzakonshme, si dhe shkatërrimin ekonomik që u shkaktoi kjo sëmundje.

Vetë Ministra pranoi në Komision që nga 183 mijë të prekur nga COVID, vetëm 7500 ishin rimbursuar…4%. Dhe a dini kujt ja vuri fajin Ministrja: mjekwve tw familjes

Nga shpenzimet mesatare prej 1000$ për pacient, janë rimbursuar vetëm 40$… për 4 %. Dhe pwr kwtw ministrja ja vuri fajin qytetarwve.

Shqiptarët janë braktisur nga qeveria e kjo braktisje ka kosto të lartë financiare dhe humane. Por pwr kwtw fajin sipas ministres e ka opozita!

Për dështimin nuk flet vetwm opozita. Flasin shifrat tejet të ulëta të të vaksinuarve, flasin ekspertët e pavarur, dëshmojnë mjekët dhe stafi I shëndetësisë në terrenin ambulator e spitalor, dëshmojnë njerëzit e moshave dhe kategorive të ndryshme sociale, të cilët ndien të hutuar dhe pa mbeshtetje në këtë amulli të madhe të sistemit.

Për dështimin flet braktisja totale që I ka bërë qeveria mjekëve dhe infermierëve në këtë betejë 24 orë në 24 me vdekjen, ku ju nuk I siguron edhe sot gati pas dy vitesh pandemi, doreza , maska dhe dizifenktantë. Mjekët janë lënë në mëshirë të fatit.

Për dështimin flasin mësuesit që po keqtrajtohen e po shfrytëzohen si sklevvër.

Fillimi i vitit shkollor i ka gjetur në shkolla pa infrastukturën përkatëse, pa ujë të rrjedhshëm, pa mjete mbrojtëse, më klasa të tejmbushura…

Shkollat dhe transporti pa standarte i fëmijëve po rrezikojnë të shndërrohen në vatra infeksioni!

Të dashur qytetarë,

Sot në rend të ditës kemi një tjetër akt normativ që lidhet me ndryshimin e kushteve të marëveshjes mes Qevrisë dhe kompanisë PFIZER.

Grupi parlamentar I PD do ta votojë pro këtë marrëveshje e cdo marrëveshje që mbron jetën e shëndetin e qytetarëve, cdo marrëveshje e cila ka të parashikuar mekanizmat e kontrollit të cilësisë dhe atij financiar! E votojmë sepse kemi besim te kompania në fjalë e jo te Qeveria.

Do ta votojmë pro duke i bërë thirrje edhe një herë cdo studenti, cdo mësuesi, cdo mjeku, cdo infermieri cdo qytetari:

Ju lutem vaksinohuni

Vaksinat shpëtojnë jetë

Duajeni jetën tuaj, familjen tuaj!

Artikulli paraprak3-vjeçarja humb jetën nga Covid-19
Artikulli tjetërTabaku takon Del Monaco, në qendër të diskutimeve propozimet e PD: Reforma Elektorale jetike!