Tabaku takon Del Monaco, në qendër të diskutimeve propozimet e PD: Reforma Elektorale jetike!

Kryetarja e Komisionit te integrimit Jorida Tabaku u takua sot me Ambasadorin e Misionit të OBSE z. OSBE Vincenzo Del Monaco. Takimi u zhvillua në ambientet e Kuvendit dhe në focus të saj ishin tre propozimet e PD për ndryshime dhe reformat që janë objektivi I oopozitës.

Nënkryetarja Tabaku argumentoi domosdoshmërinë e këtyre reformave më së pari si një nevojë e qytetarëve dhe më tej si një nevojë politike. Ajo theksoi se Reforma Zgjedhore mbetet shqetësim që duhet zgjidhur dhe iu referua gjetjeve dhe zbulimeve të raportit të OSBE/ODIHR. Zonja Tabaku u shpreh se shitblerja e votave, përfshirja e administratës në zgjedhje dhe shkrirja e shtetit me partinë në pushtet janë simptoma të një regjimi hybrid dhe jo demokratik.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit u shpreh se është tejet e domosdshme që Reforma Elektorale të jetë konsensuale dhe jo e njëanshme. Ndërkohë që I vuri në dukje ambasadorit del Monaco problematikat në lidhje me agjencinë e medias dhe gjithashtu rikthimin në kuvend ligjin antishpifje. Sikundër vuri në dukje se qeveria po centralizon pushtetin përnes agjencive të krijuara për tashndërruar Kryeministrinë në një Kullë Kontrolli.

1 3

Artikulli paraprakVokshi kërkon shkarkimin e Kushit, 44 raste të dhunës seksuale në shkolla
Artikulli tjetërFundi i pandemisë/ Britania e Madhe miraton ilaçin antiviral oral Molnupiravir kundër COVID-19