Shqipëria në Europian me 245 euro natën, Italia me 140 euro

Kombëtarja shqiptare ka zgjedhur të qëndrojnë në hotel “Agapa” në Pero-Guiro, që ndodhet në veri-perëndim të Francës. Ndërkohë, pak kilometra larg është edhe qendra stërvitore ku do të stërviten kuqezinjtë, “Stad Zhan-Ive Lë Zhano”.
Në fakt, edhe pse ka fjalën “stadium” në emërtimin e saj, bëhet fjalë thjesht për një fushë me parametra optimale, por nuk ka një kapacitet me stola për të dhënë impaktin e një impianti tipik
Gjithsesi, për akomodimin në hotel është paguar një shifër prej 190 funte dhoma çdo natë (245 euro). Hoteli ka gjithsej 45 dhoma, dy prej të cilave superiore dhe njëra me tarracë.
Me këtë nivel pagese, FSHF-ja renditet në vendin e 12-të, sa u përket të gjitha përzgjedhjeve që kanë bërë federatat e skuadrave pjesëmarrëse në Europian, shkruan “Panorama Sport”.
Vetëm dy prej tyre nuk është arritur t’iu bëhet e ditur shifra nga e përditshmja britanike “Daily Mail”, Franca dhe Portugalia.
Ekipi përfaqësues që do të akomodohet në hotelin më të shtrenjtë do të jetë Anglia, ku do të paguhen plot 500 funte nata (646 euro) për një dhomë.
Befason Hungaria, që vjen e dyta, me një përzgjedhje prej 469 funte (606 euro). Ndërkohë, skuadra që është kursyer më tepër financiarisht ka qenë Zvicra.
Ata do të paguajë vetëm 86 funte natën (112 euro) në hotel ku do të qëndrojnë në Francë, por që në afërsi kanë një terren sportiv modern.

Sa paguajnë Kombëtaret?

1. Anglia (Chantilly) – 645 € për një natë
2. Hungaria (Tourrettes) – 610 € për një natë
3. Gjermania (Evian-les-Bains) – 520 € për një natë
4. Rumania (Orry-la-Ville) – 355 € për një natë
5. Islanda (Annecy-le-Vieux) – 335 € për një natë
6. Rusia (Croissy-Sur-Seine-Ruel-Malmaison) – 320 € për një natë
7. Irlanda e Verit (Saint-Georges-de-Reneins) – 275 € për një natë
8. Irlanda (Versailles) – 272 € për një natë
9. Kroacia (Coeur Cote Fleurie / Deauville) – 270 € për një natë
10. Turqi (Saint-Cyr-Sur-Mer) – 265 € për një natë
11. Spanja (Saint Martin-de-Ré) – 250 euro për një natë
12. Shqipëria (Perros-Guirec) – 245 € për një natë
13. Suedia (Saint Nazaire / Prnichet) – 235 € për një natë
14. Sllovakia (Vichy) – 200 euro në natë
15. Polonia (La Baule) – 195 € për një natë
16. Austria (Mallemort) – 185 € për një natë
17. Uellsi (Dinard) – 170 € për një natë
18. Ukraina (Aix-en-Provenze) – 170 € për një natë
19. Republika Çeke (Tours) – 152 euro për një natë
20. Belgjika (Bordeaux) – 152 € për një natë
21. Italia (Grammont / Montpellier) – 140 € për një natë
22. Zvicra (Montpellier / Juvignac) – 112 € për një natë
23. Portugala (Linass-Marcoussis) – ende i pazbuluar çmimi
24. Franca (Clairefontaine) – ende i pazbuluar çmimi

Artikulli paraprakNATO nuk kërkon konfrontim me Rusinë
Artikulli tjetërMediat botërore: Mos e nënvlerësoni Shqipërinë