Statistika e Sasuolo-Inter/ Skuadra e Kumbullës dhe Bajramit bëhet makth, Inzagi s’kap rekorde

* Interi ka humbur një ndeshje ndaj 2 skuadrave të fundit që mbajnë renditjen e tabelës në Serinë A për herë të parë që nga viti 2014, diçka që ndodhte kundër Parmës.

* Armand Louriente ka shënuar 4 gola nga fillimi i prillit deri tani. Asnjë lojtar nuk ka bërë më mirë sesa sulmuesi i Sasuolos, 4 ka shënuar edhe Çalhanoglu.

* Në 7 sezonet e fundit, vetëm 2 skuadra kanë fituar të dyja ndeshjet kundër Interit si në fazën e parë dhe të dytë, Sasuolo në 2 sezone dhe Juventusi po ashtu në 2 sezone.

* Interi ndali vrullin e ndeshjeve duke shënuar radhazi (42) që ishte rekord për skuadrën zikaltër. Hera e fundit që zikaltrit kishin dështuar të gjenin rrugën e rrjetës ishte në 15 prillin e vitit 2023 kundër Monzës.

* Interi është skuadra ndaj së cilës Sasuolo ka më shumë fitore në Serinë A (10).

* Kjo ishte hera e tretë që Interi pësoi i pari një gol në këtë sezon të Serisë A.

* Pas 28 ndeshjesh me rezultate pozitive në Itali me 25 fitore dhe 3 barazime, Interi humbet një ndeshje. Ishte e dyta, pas asaj të fazës së parë po me Sasuolon.

* Ndeshja e së shtunës ishte e 200-ta për Alesandro Bastonin me fanellën e Interit në të gjitha kompeticionet.

Artikulli paraprakHistoria e firmave që ndërtuan Bllokun e Ministrive, Portin e Durrësit e Pallatet Mbretërore! Sa kushtuan veprat e italianëve në Shqipëri dhe kush i ndërtoi ato
Artikulli tjetër“Mehmeti dhe Kadriu kishin bërë plan për të më vrarë”- Enver Hoxha: Ishin plehra, të poshtër, prandaj sikter u qoftë! Ja pse nuk duhet publikuar asgjë për gjyqin e Hazbiut