Shqipëria bazë për drogërat e forta, lufta kundër narkotrafikut kusht i Bundestag. Qeveria nuk ka vullnet ta luftojë

Nga Jorida TABAKU

Shqipëria, e cila kërkon integrimin në BE, është kthyer në një vend kyç sa i takon drogërave.

Janë 3 raste të paraqitura për publikun këto ditë që vërtetojnë protagonizmin, ashtu si është bërë e udhës këto 6 vitet e fundit, në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Rasti më i bujshëm ishte ai i disa ditëve më parë ku një sasi rekord kokaine u kap falë nderhyrjes se DEA-s. Por porositësi i shpëtoi aksionit.

Faqja që tregon udhëtimet e anijeve me ngarkesë zbulon se kompania Alba Exotic Fruit shpk, (https://panjiva.com/Alba-Exotic-Fruit-Shpk/29513544) ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar.

Secili prej nesh e ka të thjeshtë të kryejë llogaritë se sa kg kokainë mund të jenë transportuar.

Një nga kriteret e vendosura nga Bundestag lidhet me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shndërrimin e Shqipërisë në një bazë për drogat e forta dhe nyjë në trafikun ndërkombëtar.

Integrim do të thotë plotësim i kushteve, ky e fundit do të thotë vullnet politik dhe ky mungon. Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të jenë peng i politikës së kësaj qeverie dhe mazhorance. Shqipëria ka nevojë për politikanë seriozë, për rezultate konkrete e jo për propagandë.

Trafiku i drogës e lufta ndaj krimit të organizuar përherë e më shumë po theksohen si kritere si shkak i mungesës së progresit në to!

Nuk është kjo Shqipëria që meritojnë femijët tanë, nuk është kjo rruga Europiane e Shqipërisë!

Me Edi Ramën nuk mund të ketë Shqipëri europiane!

71078189 473110726609444 6074658699576606720 n

Artikulli paraprakNjeriu i arratisur nga bota
Artikulli tjetër908 euro nata në hotel në Barcelonë/ A do ta hetojë Prokuroria Maznikun apo do ta mbyllë dosjen?