Shpresë nga Britania për vaksinën, nga 20 prilli nis testimi kundër Covid-19 në Oksford

Britania po përballet prej ditësh me një numër të frikshëm viktimash nga koronavirusi.

Mediat ndërkombëtare kanë shkruar se shpresat për zhdukjen e virusit u shtuan sot sepse ekspertët e njohur britanikë deklaruan se testimet për vaksinën tek 500 vullnetarët në Britani do nisin javën tjetër.

Ndërkohë që në mbarë botën po punohet për krijimin e vaksinës kundër virusit, ndërsa nga ana tjetër shumë të tjerë mendojnë se vaksina nuk mund të krijohet as brenda një viti.

Kujtojmë se para disa ditësh një grup ekspertësh italianë dhe britanikë kanë nisur krijimin e një vaksine që mendohet se do të jetë gati në shtator.

Sipas shkencëtarëve të Universitetit të Oksfordit u tha se ata kanë bindjen se mund të sigurojnë miliona doza të vaksinës për përdorimin e saj në vjeshtë.

Ndërkohë që testimet paraprake te kafshët e ndryshme kanë prodhuar rezultate premtuese, por hapi i rradhës është testimi te njerëzit. Ky grup në italo-britanik në Oksford është një mes qindra ekipeve të tjerë në garën për të prodhuar një vaksinë.

Artikulli paraprakNjë zgjidhje nga mjekët amerikanë në New York kundër virusit
Artikulli tjetërCovid-19/ Pronari i hotelit kërcënon se do të nxjerrë jashtë të kthyerit nga Kakavija