Covid-19/ Pronari i hotelit kërcënon se do të nxjerrë jashtë të kthyerit nga Kakavija

Pronari i një hoteli që ka strehuar të ardhur nga Kakavija, kërcënon me nxjerrjen e tyre në rrugë pasi nuk është paguar ende për asnjë ditë qëndrimi të emigrantëve të cilët duhet të karantinohen për 14 ditë.

Deri tani janë paguar vetëm dy ditë qëndrimi për të karantinuarit. Në total në këtë hotel janë 18 persona. Hoteli ndodhet në Kakavijë, bashkia Dropull

Në të gjithë qarkun janë 66 persona të karantinuar nëpër hotele, të cilët kanë hyrë nga pika kufitare e Kakavijës.

Keta 66 persona janë të akomoduar në Kakavijë, në hotelin e rrugës nacionale Gjirokastër-Tepelenë, një tjetër hotel në Tepelenë dhe një në Përmet, në 5 hotele të ndryshme.

Emigrantet të cilën hyjnë në tokën shqiptare duhet të kenë edhe të ardhura me vete (lekë) është një nga kushtet e vendosura nëse duan ti riatdhetesohen.

Të gjithë emigrantëve i janë bërë tamponat nga DSHP Gjirokastër dhe kanë rezultuar negative. Hotelet që kanë vendosur dhomat ne dispozicion të emigranteve kanë bërë ofertën 25 mij lekë të vjetra perfshirë akomodimin dhe ushqimin për një person .14dite * 25 = 350 leke (pushime pranverore).

Artikulli paraprakShpresë nga Britania për vaksinën, nga 20 prilli nis testimi kundër Covid-19 në Oksford
Artikulli tjetër3 ditë pa ngrënë, qytetari bie pa ndjenja një minutë larg Spitalit