Shpërthim tritoli tek ish-drejtoria e Higjenës, disa të plagosur në gjendje të rëndë

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur në një dyqan paraditen e djeshtme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek ish-Drejtoria e Higjienës pranë ambasadës amerikane në Tiranë dhe sipas informacioneve të para një person ka mbetur i plagosur. Nga shpërthimi i fuqishëm i eksplozivit në mes të Tiranës kanë mbetur të plagosur dy persona. Njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas burimeve, i plagosur ka mbetur shitësi i dyqanit, Gentian Hoxha, 34 vjeç.
Shpërthimi me eksploziv ndodhi në një dyqan paraditen e djeshme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur tek ish-Drejtoria e Higjienës pranë ambasadës amerikane në Tiranë. Në njoftimin e saj, policia thotë se, personi që ka mbetur i plagosur ishte në dyqanin e tij dhe derën e jashtme e kishte të mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur në tavolinën e punës.
Një person i plagosur rëndë dhe dëme të shumta materiale është bilanci i një shpërthimi të ndodhur paraditen e kësaj të hëne në një dyqan servisi celularësh në rrugën “Qamil Guranjaku”, në Tiranë. Personi i plagosur është pronari i dyqanit, Gentian Hoxha 34 vjeç, i cili ka marrë dëmtime të rënda dhe është transportuar për në spital.

Policia e mbërritur në vendngjarje konstatoi se lënda shpërthyese ka qenë brenda dyqanit dhe vala e goditjes ka qenë nga brenda jashtë.
Ekspertë të Njësisë Anti-eksploziv kanë përcaktuar se vatra e shpërthimit ka qenë në tavolinën e punës së 34-vjeçarit, fakt të cilin e ka njoftuar edhe policia në informacionin paraprak. Për këtë arsye, policia është fokusuar në dy pista kryesore. Ose lënda eksplozive, lloji i të cilës dhe sasia ende nuk është përcaktuar, është vendosur në ndonjë celular që mund të jetë lënë për riparim, ose vetë i dëmtuari ka qenë duke përgatitur ndonjë eksploziv artizanal dhe i ka shpërthyer në dorë.
Paraprakisht, policia nuk ka informacion për përfshirjen e të plagosurit Gentian Hoxha në ngjarje të mëparshme kriminale, ndërsa grupi i hetimit ka mbledhur në vendngjarje provat materiale, nga ato çfarë mbeten pas shpërthimit të fuqishëm.
Në këto rrethana, sqarimi i plotë i kësaj ngjarjeje mund të vijë nga dëshmia e vetë të plagosurit, i cili është nën mjekimin intensiv për shkak të plagëve që ka marrë në duar, këmbë dhe fytyrë.

Burimet bëjnë me dije se grupi hetimor ka gjetur 3 detonatorët dhe është sekuestruar një lap top dhe disa celularë që mendohet se 34-vjeçari Gentian Hoxha, do t’i montonte. Pas shpërthimit, policia ushtroi disa kontrolle në zonën e “Ali Demit”, ku mendohet se janë larguar edhe pjesëtarët e tjerë të rrjetit që mendohet se merrej me prodhimin dhe shitjen e minave të telekomanduara me celular. Shpërthimi ndodhi në orën 11.00, pranë Institutit të Higjienës, ndërsa Hoxha e kishte mbyllur nga brenda derën e dyqanit dhe mendohet se diçka shkoi keq për 34-vjeçarin.
Nga shpërthimi ai humbi gishtat e duarve dhe ka dëmtime të shumta në sy. Dëshmitarët dëgjuan shpërthim të fuqishëm, ndërsa policia tha paraprakisht se nuk është vendosur lëndë plasëse në servisin e celularëve dhe shpërthimi ndodhi, kur Hoxha ishte në tavolinën e punës. Në këto ambiente ishte edhe një person tjetër, i cili mbeti i lënduar lehtë.
Hoxha nuk është marrë ende në pyetje. Ndaj tij është ngritur akuza e “posedimit dhe prodhimit të lëndëve shpërthyese”. Janë duke u verifikuar lidhjet e tij shoqërore dhe po analizohet lënda shpërthyese për t’u krahasuar me ngjarje kriminale të ndodhura në të kaluarën në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:40 i riu ndodhej vetëm në dyqan.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë është parë se Hoxha ka mbërritur në dyqan dhe ka ulur qepenin nga brenda, ndoshta për të punuar i qetë pa u shqetësuar nga ndonjë vizitor i rastit. Besohet se tritoli i ka shpërthyer në duar, pasi Hoxha ka humbur disa gishta dhe ka dëmtime në bark. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital.

auto Screenshot 71520850730

Artikulli paraprakMinistri i ri gjerman me dorë të hekurt, ja masat e reja për azilantët
Artikulli tjetërKokaina, ultimatum i Ramës për Xhafajn, kërcënimi me arrestimin dhe ekstradimin e të vëllait