Shpërthen Raiola

Çështja Donnarumma, vjen reagimi nga ana e menaxherit të tij. Një status në Twiterin e portierit të Milanit shkaktoi reagime të shumta në radhët e tifozëve kuqezi, por më pas me një tjetër status, ishte vetë 18-vjeçari ai që shkruante se faqja e tij është hakuar. Ndërkohë menaxherit i gardianit, Mino Raiola, ka lëshuar një mesazh në faqen e tij në Twitter. Raiola ka rihapur zyrtarisht mundësitë për një rinovim të mundshëm të 18-vjeçarit Gianluiggi Donnarumma me skuadrën e Milanit. Në mesazhin e tij, menaxheri shkruan: “Pas përfundimit të Europianit U-21 do të ketë një takim me Milanin. Për momentin e rëndësishme është fokusi në kombëtare”.
Ende nuk dihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim, por të paktën pas këtij sinjali, Milanit i janë rindezur shpresat, ku padiskutim ndihmesë ka dhe tekniku i kuqezinjve, Vincenzo Montella, i cili më herët ka pasur një takim me familjarët e portierit. Marrëdhënia pritet të përmirësohet, me drejtuesit e klubit italian, të cilët për të bindur Donnarummën, janë të gatshëm t’i ofrojnë atij  6 milionë euro në sezon. Misteri vazhdon, këtë mund të shuajë vetëm dyshja Raiola-Donnarumma. Ndërkohë Milanit nuk i ngelet gjë tjetër, veçse të presë dhe të shpresojë, se talenti 18-vjeçar do të vazhdojë aventurën e tij me fanellën e kuqezinjve.
Mino Raiola, agjenti i Gianluigi Donnarummas, është tallur me tifozët e Milanit se ata do t’i ndanin rrugët pas kaosit të krijuar për mosvazhdimin e kontratës. 18-vjeçari gjatë ditës postoi në Twitter: “#Donnarumma, #Raiola. Dje, sot dhe nesër”, duke treguar kështu mbështetjen për agjentin e tij. Kjo e ka gëzuar tejmase Raiolan, që ka bërë një postim interesant në Twitter. “Donnaraiola vs Urryesit 1-0. Çka tash?”, ka shkruar Raiola në rrjetet sociale.
Talenti 18-vjeçar, Gianluigi Donnarumma nuk ka arritur të durojë presionin psikologjik. Vetëm pak ditë më parë portieri italian refuzoi rinovimin e kontratës me shtatë herë kampionët e Evropës dhe zgjidhja e vetme ishte largimi nga “San Siro”. Juventusi dhe Real Madridi janë skuadrat më të interesuara për 18-vjeçarin që mund ta marrin atë për një shumë të favorshme, duke parë që kontrata i skadon verën e ardhshme. Por, duket se Donnarumma nuk ka mundur ta durojë presionin, pasi Milani vazhdimisht raportonte se nuk mund ta humbasin atë për një çmim të lirë, për të cilin kanë investuar miliona euro.
Dhe pikërisht për këtë, ishte vetë portieri që dha lajmin bombë duke thënë se s’do të rinovojë kontratën me Milanin. Pavarësisht se nuk konfirmoi qëndrimin, kjo ia mundëson Milanit që të përfitojë nga shitja e tij shumën e parave që me të vërtet e dëshironin. “Postimi im i fundit në rrjetet sociale shkaktoi stuhi të vërtet, diçka që unë nuk e doja dhe për këtë kërkoj falje”, tha fillimisht Donnarumma.
“Dëshiroj të përsëris dashurinë që kam për Milanin dhe fansat. Tani jam i fokusuar te përfaqësuesja me të cilën shpresoj t’i gëzoj gjithë tifozët”, shtoi 18-vjeçari. “Premtimi im është ky, si të përfundojë Euro, do të takohem me klubin së bashku me familjen time dhe agjentin për të diskutuar rinovimin”, theksoi mes tjerash Gigi.

Artikulli paraprakIbra refuzon Valencian, do rikthehet te Milani?
Artikulli tjetërLampard kritikon Conten