Llogaritë për në Champions, Roma arrin të kualifikohet vetëm nëse Atalanta del e pesta

Me fitoren e Europa Ligës nga skuadra e Atalantës ka nisur edhe festa e Romës. Ose është gati të shpërthejë. Sepse verdhekuqtë edhe duke qenë të gjashtët në klasifikimin e përgjithshëm të Serisë A janë një hap larg pjesëmarrjes në Champions.

Por çfarë duhet? Duhet thjesht që zikaltrit e Atalantës ta mbyllin kampionatin në vendin e pestë. Një skenar i mundshëm, por jo i sigurt duke parë që janë vetëm -2 nga Bolonja dhe Juventusi që ndodhen respektivisht në vendin e tretë dhe të katërt. Kështu që ekipit të De Rosit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të bëjë tifo për Torinon dhe Fiorentinën, dy rivalët e radhës për “Dean”.

Pra Roma shkon në Champions vetëm nëse Atalanta del e pesta.

Artikulli paraprak“Moska e përdor ndikimin e saj për…”/ Asambleja parlamentare e NATO-s: Të rritet bashkëpunimi me partnerët demokratikë në Ballkanin Perëndimor
Artikulli tjetër“Një i papërgjegjshëm që reciton për të vjedhur suksesin e shqiptarëve të ndershëm nëpër botë”, Basha: Rama fajëson gjithkënd për dështimet e fajet e tij. Vota e diasporës detyrim kushtetues