Shpërthen Neritan Ceka: Kemi një popull që nuk reagon me atë që po ndodh…

Politikani i njohur Neritan Ceka, duke komentuar nga studio e Fax News vendimin e BE-së për mosçeljen e negociatave, solli në vëmendje solli edhe gjestin e ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt për të cilin tha se ishte rrugaçëror dhe i puthte dorën asaj zonjës që iu drejtua me fjalët “Turp të kesh”.

“Kemi një popull që nuk reagon me atë që ndodh, indiferencë totale dhe këtë e treguan edhe në zgjedhjet e kaluara pavarësisht se në zgjedhjet e kaluara pati shumë nga ata që nuk morën pjesë në votime por kjo nuk ishte mjaftueshëm.

Ajo që i tha “turp të të vijë këtij palo ambasadori që bëri një gjest rrugaçëror, e kam thënë edhe më parë që i puth dorën asaj zonje. Dikush më pyeti nga e din që është grua, i thashë e di sepse këtu në Shqipëri unë e di gjithashtu se nuk ka burra që e bëjnë atë gjë”, tha Ceka në Fax News.

Artikulli paraprakE djathta italiane pushton Romën, Berlusconi: Nga këtu njoftojmë largimin e qeverisë së taksave dhe prangave
Artikulli tjetërCeka: Kudo që kthehesh sheh monstra nga kjo shkollë e Rilindjes që kanë ardhur vetëm për të grabitur