Shpërthen militantja socialiste: PS-ja ime është kthyer në një lavire balzakiane, e legenave dhe…

Militantja e PS, Enida N. Bozheku shkruan në faqen e saj sociale se është kërcënuar me jetë nga ca horra që lëpinë qeverinë e “rilindjes”.

Bozheku shkruan më tej se, sot kritikoj partinë time e cila po sillet më keq se një lavire balzakiane me atë që është formimi i shtetit dhe njerëzit që meritojnë dhe duan të jenë në shërbim të tij.

Postimi i plotë i Bozhekut

Meqe kam kercenime me jete nga ca horra qe lepin qeverin e “rilindjes”dua ti bej me dije gjithe miqesis sime ne fb qe une kam nje ideal.

Qe jam labe deri ne vdekje e asaj qe eshte bindja, vlerat dhe cka une besoj nuk i shkel e perdhos.

Jam antarsuar ne ps ne vitin 2009 per nje ideal te majte.
Per nje shtet social demokrat.

Kam qene jam dhe do te vdes e tille ne emer te nje Shqiperie te drejte.

Sot kritikoj partin time e cila po sillet me keq se nje lavire balzakiane me ate qe eshte formimi i shtetit dhe njerezit qe meritojn dhe duan te jene ne sherbim te tij.

Une deri diten qe Shqiperia te rikthehet ne rrugen e dijes, mendjes, vlerave dhe njerezve me ideal do te shkruaj.

Ndaj kercenimet sharjet dhe fyerjet ja kam lene injoranteve, te paafteve dhe servilave.

Ps ja ime ka qene perfaqesuese e vlerave sot eshte kthyer e servilave, huriapive dhe legenave padinjitet! Jam e majte por abuzimin dhe padrejtesite nuk i duroj dot.
Kjo jam une.

Artikulli paraprakRaporti i S&P, kritik ndaj qeverisë! Kërcënon të ulë renditjen prej borxhit të lartë dhe PPP!
Artikulli tjetërCovid është jashtë kontrollit prej keq “menaxhimit” të kësaj Qeverie! Jemi të izoluar nga Europa