Shorit i Europa League, ja përballjet më të forta

Manchester Unitedi përballet me udhëtime në Kazakistan dhe Serbi në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, pasi që shorti i ka rënë kundër Astanas dhe Partizanit. Ndërsa, Arsenali do të përballet me gjysmëfinalistin e sezonit të kaluar, Eintracht Frankfurtin.

Sot u mbajt shorti për fazën e grupeve të këtij edicioni të ri, 2019/20, të Ligës së Evropës, në Monaco, ku 48 skuadra e mësuan fatin e tyre.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer është në Grupin L, që kompletohet nga klubi holandez Alkmaar, mirëpo “Djajtë e kuq” i presin dy udhëtime më të largëta në Evropë, që mund të rezultojë lodhëse për lojtarët me kalimin e sezonit.

Ndërsa, grupi i “Topçinjve” kompletohet nga Standard Liege i Belgjikës dhe Vitoria Guimaraes i Portugalisë, përderisa Unai Emery do të tentojnë që të arrijë një hap më tutje këtë sezon, pasi që sezonin e kaluar pësoi disfatë në finale, kundër Chelseat.

Lista e plotë e grupeve

Grupi A: Sevilla, Apoel, Qarabag, Dudelange.

Grupi B: Dinamo Kiev, Kobenhavn, Malmo, Lugano.

Grupi C: Basel, Krasnodar, Getafe, Trabzonspor.

Grupi D: Sporting, PSV, Rosenborg, Lask.

Grupi E: Lazio, Celtic, Rennes, Cluj.

Grupi F: Arsenal, Eintracht Frankfurt, St Liege, Vitoria.

Grupi G: Porto, Young Boys, Feyenoord, Rangers.

Grupi H: Cska Moscoë, Ludogorets, Espanyol, Ferencvarosi.

Grupi I: Ëolfsburg, Gent, St Etienne, Olexandriya.

Grupi J: Roma, Mladbach, Basaksahir, Ëolfsberg.

Grupi K: Besiktas, Braga, Wolves, Slovan Bratislava.

Grupi L: Manchester United, Astana, Partizan, AZ Alkmaar.

Screenshot 5 40

Artikulli paraprakRama është në hall dhe thërret në ndihmë gratë…
Artikulli tjetërSkandali, si po fshihen kontratat e koncesioneve ku qytetarëve ju zhvaten dhjetra miliarda