Shkullaku i përgjigjet Ramës: Po të bëri punë kjo video e ky montazh për në SPAK, ta kam fal’!

Nuk ka vonuar kundërpërgjigja ironike e analistit Armand Shkullaku, ndaj kryeministrit Rama, pasi ky i fundit montoi një kronikë me zërin e tij si përgjigje ndaj analistit për inceneratorin e Elbasanit.

“Per videoklipin e Edi Rames qe ma kishte kushtuar me zerin e tij:

Po te beri pune kjo video e ky montazh per ne SPAK, ta kam fal”, shkruan Shkullaku në reagimin e tij.

Edi Ramës iu desh dy ditë që nga e enjtja në mbrëmje kur doli në ‘Opinion’, që t’i kthejë një përgjigje analistit Armand Shkullaku, pasi ky i fundit e përballi me fakte kokëforta se si inceneratori i Elbasanit nuk punon edhe pse ka marrë miliona euro nga fondet publike.

Aq i fortë është inati I Ramës, sa ka vendosur ta montojë vetë kronikën me zërin e tij si përgjigje për Shkullakun.

Artikulli paraprakVideo e atentatit ndaj biznesmenit/ Berisha pralajmëron is-deputetin e PS: Arben Malavita do përgjigjesh personalisht
Artikulli tjetërMediu thirrje Metës: Shpërndaje Parlamentin nëse Rama nuk konsideron kthimin e dekretit për Kodin Zgjedhor