Shkon në 70 numri i të infektuarve nga Covid-19, 6 raste të reja brenda 24 orëve

Ka shkuar në 70 numri i të prekurve me COVID-19 në vendin tonë, ndërsa në 24 orët e fundit janë konfirmuar 6 raste të reja.

Në deklaratën e dhënë nga Ministria e Shëndetësisë, Mira Rakacolli apeloi qytetarët që të respektojnë masat e marra nga ana e qeverisë, në mënyrë që të ndihmojnë veten dhe të afërmit e tyre.

Deklarata e plotë

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 35 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:

– 5 raste nga Tirana (2 raste kontakti dhe tre raste të reja)

– dhe një 82 vjeçare nga Fieri.

Deri në këto momente testuar 732 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 70 raste:

Tiranë 50 qytetarë
Durrës 5 qytetarë
Lushnje 2 qytetarë
Elbasan 2 qytetarë
Fier 7 qytetarë
Rrogozhinë 2 qytetarë
Kavajë 2 qytetar

Janë shënuar deri tani dy raste humbje jete.

Ju informojmë se në spitalin Infektiv ndodhen 35 pacientë të shtruar.

3 prej tyre janë në terapi intensive, në situatë të njëjtë klinike. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara, si element i rëndësishëm për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit COVID-19.

Nga ana tjetër, për të siguruar suksesin e ndërprerjes së zinxhirit të transmetimit të infeksionit, qytetarët kanë një rol thelbësor.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencavem duhet të telefonohet numri unik I urgjencës kombëtare 127!

Edhe një herë përsërisim apelin për qytetarët për të respektuar masat e distancimit social, të qëndrojnë në shtëpi, të ndihmojnë veten e tyre dhe të afërmit e tyre që të mos preken nga COVID-19 dhe të ndihmojnë stafet mjekësor për të përballuar këtë situatë.

Artikulli paraprakMazhoranca po merret me politikë/ Presidenca: Taulant Balla servir në media lajme të pavërteta nga Venecia
Artikulli tjetërMakthi italian, mjeku: Nuk kam qenë kurrë më i stresuar sesa kaq…