Shkon në 446 numri i të infektuarve me Covid-19, zgjerohet harta e të prekurve

Ka shkuar në 446 numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit, pas testimit të 233 persona të dyshuar, janë shënuar edhe 13 raste të reja me COVID-19. Harta e të prekurve është zgjeruar në Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste.

Specialistja e ISHP-së, Marjeta Dervishi, deklaroi se betejën me COVID-19 e kanë fituar edhe 20 persona të tjerë dhe numri i të shëruarve ka shkuar në 217. Fatmirërisht gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë viktimë.

Ndërkohë, ministria bëri me dije se aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 49 pacientë, nga të cilët 41 ndodhen në spitalin Infetiv. Në këtë spital 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar. Ndërsa, në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.

Njoftimi i plotë

COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 13 raste të reja, shkon në 446 numri i të prekurve 20 të shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Shkon në 217 numri i të shëruarve Dr. Marjeta Dervishi, Instituti i Shëndetit Publik Në vijim të komunikimit të përditshëm, Ju bëjmë me dije se vazhdon puna në terren për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin e kontakteve të rasteve, të konfirmuara pozitive. Në 24 orët e fundit janë testuar 233 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 13 raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 3877 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 446 raste. Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 23 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 20 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 217.

Siç duket në grafikun e shpërndarjes të të shëruarve sipas grupmoshave, kemi raste të shëruara në të gjitha grupmoshat. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar.6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë me 6 raste, Shkodër 5 raste dhe Durrës me 2 raste. Pjesa më e madhe e rasteve të identifikuara në 24 orët e fundit janë kontakte të rasteve të mëparshme të prekura me COVID-19, ndërkohë që vazhdon procesi hetimit epidemiologjik.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 215 raste
– Durrës 41 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 57 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye, për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.

Artikulli paraprakBasha uron Pashkët: Ditë më të mira na presin
Artikulli tjetërSi po e mposht koronavirusin Zelanda e Re, sa larg qëndron Shqipëria