Shkon në 20 numri i viktimave, 361 të invektuar me Covid-19

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar 28 raste të reja më koronavirus, duke e çuar numrin total në 361 raste pozitive.

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se deri tani 20 persona kanë humbur jetën në vendin tonë si pasojë e Covid 19, ku përmendi dhe 80-vjeçaren e cila humbi jetën mbrëmjen e djeshme në spitalin rajonal të Shkodrës.

“Ju informojmë se gjatë mbrëmjes së djeshme rreth mesnatës ka ndërruar jetë një 80 vjeçare në spitalin e Shkodrës”, u shpreh drejtoresha e ISHP-së Albana Fico.

Rritja më e madhe e rasteve ka qenë në qytetet e Tiranës dhe të Shkodrës, ku mes të infektuarve është edhe një fëmijë.

Sipas Ficos në 24 orët e fundit janë shëruar 5 persona, duke e çuar numrin total të tyre në 104.

Artikulli paraprakE tmerrshme! Nëna e dy fëmijëve vetëvaret për shkak të skamjes. “Nuk vdes njeri për bukë”, tha psikopati
Artikulli tjetërEdi Rama nuk mund të bëjë eksperimente të rrezikshëm politikë me shëndetin dhe jetën e shqiptarëve! Të rritet menjëherë numri i testeve