Shkencëtarët australianë kanë zbuluar injeksionin që e shëron kancerin

Një doktor australian dhe ekipi i tij për një kohë të gjatë kanë qenë duke punuar për të sjell një tretman revolucionar i cili besohet se mund të jetë kura për kancerin.

Dr. Ken Micklethwaite thotë se trajtimi i ri i përdor qelizat e modifikuara të imunitetit, të cilat quhen qeliza CAR T, e të cilat mund t’i kërkojnë qelizat kanceroze të cilat sistemi i imunitetit nuk i gjen dhe t’i shkatërrojë ato.

“Ne i marrim qelizat e imunitetit të cilat janë të paafta ta vërejnë kancerin, ua injektojmë atyre gjenin i cili u mundëson t’i vërejnë qelizat kanceroze dhe t’i vrasin ato”, ka deklaruar Dr. Micklethwaite për “60 minutes Australia”.

Trajtimi përfshin vetëm një injeksion të vetëm me qeliza të modifikuara – ndryshe nga trajtimet tradicionale me rrezatim dhe kimioterapi. Trajtimi është përdorur në SHBA me një shkallë suksesi deri në 80%, pasi së fundmi është aprovuar nga Administrata për Ushqim dhe Ilaçe.

Megjithatë, kostoja e këtij injeksioni është jashtëzakonisht e lartë – gjysmë milioni dollarë për një trajtim.

Megjithatë, Dr. Micklethwaite dhe ekipi i tij janë duke punuar për një metodë të re të krijimit të qelizave CAR T në mënyrë që ta zvogëlojnë çmimin në 10,000 dollarë për dozë.

Artikulli paraprakBalluku për koncesionin e rrugës, Tiranë-Durrës, si për arreduesin e vilës së saj
Artikulli tjetërSHBA, arrestime masive të personave të martuar për Green Card